Aktualitet

PD: Beqaj mban sekret vjedhjet me tendera



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 04/05/16 |
root

Opozita akuzoi Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj se në kundërshti me ligjin për “Statusin  Deputetit” ka penguar dhënien e informacionit lidhur me praktikat që ka ndjekur ky institucion për disa koncensione siç është ai i sterilizimit, hemodializës, apo Check-upi-it.

Opozita thotë se nuk ka marrë përgjigje as nga drejtuesit e  QSUT-së si dhe Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore edhe në lidhje me aparaturat për trajtimin e sëmundjeve tumorale në QSUT, si dhe mungesat e të gjitha barnave për të sëmurët me HIV/AIDS.

Demokratët i bënë thirrje Ministrit Beqaj të vërë në dispozicion informacionin e kërkuar nga opozita në detyrim të ligjit.

Tv Klan

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas