Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Asnjë plan për arsimin, Rama zgjodhi plazhin para 640 mijë nxënësve

2020/08/18 at 12:03 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD: Asnjë plan për arsimin, Rama zgjodhi plazhin para 640 mijë nxënësve

Partia Demokratike ka akzuar sot Ministrinë e Arsimit dhe kryeministrin Rama se nuk kanë asnjë plan konkret për nisjen e vitit të ri shkollor.


Në një deklaratë pranë ish-ndërtesës së shkollës Sami Frashëri në Tiranë, eksperti për çështjet e arsimit, Ndriçim Mehmeti tha për mediat se kryeministri Rama zgjodhi sërish plazhin përpara 640 mijë nxënësve dhe studentëve.

Mehmeti tha se ndonëse kanë nisur që mësuesit të njoftohen me mesazhe për t’u paraqitur në shkollë, theksoi se askush nuk di asgjë çfarë do të bëhet.

Ai shtoi se asnjë nga 106 shkollat e rrënuara nga tërmeti i 26 Nëntorit nuk është ndërtuar dhe se rreth 8 mijë nxënës që mësonin në këto shkolla nuk dinë se çdo të bëhet me ta.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Kryeministri në ikje Edi Rama zgjodhi sërish plazhin përpara 640 mijë nxënësve dhe studentëve. Ai vazhdon të heshtë, nëse qeveria ka ndonjë plan për hapjen apo jo të shkollave në shtator.

Reagimi i Ministres së tij të Arsimit ishte anemik. Na tha se nuk kanë asnjë plan dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka konkrete.

Njësoj si për pandeminë, edhe plani për shkollat është imagjinar. Ministrja nuk na tha sesi do të bëhet mësimi online, do të bëhet në klasë apo i alternuar. Nuk na tha masat për secilën alternativë. Me pak fjalë, ajo që mësuam se gjithçka do të improvizohet në minutën e fundit.

Kanë ftuar me sms mësuesit të kthehen në shkollë dhe të përgatisin mjediset për fillimin e vitit të ri shkollor, por askush nuk di asgjë çfarë do të bëhet. Ministria e Arsimit nuk ka nxjerrë asnjë udhëzim, përveç datës së fillimit të vitit të ri shkollor, për mënyrën sesi do të fillojë mësimi, online, në klasë në kushte e distancimit fizik, i alternuar!?

Gjithë kësaj paqartësie i shtohet fakti se sipas deklarimit të qeverisë, kemi 106 shkolla të rrënuara plotësisht dhe ende asnjë shkollë të përfunduar. Gjendja është edhe më shqetësuese po të kemi në konsideratë faktin, se shkollat e rrënuara ndodhen në qendrat më të mëdha urbane, aty ku edhe numri i nxënësve është më i madh.

Aktualisht ndodhemi në vendin ku dikur ishte shkolla “Sami Frashëri”, e shembur pa asnjë procedurë transparente pas tërmetit. Largimi i nxënësve nga shkolla ka shtuar numrin e tyre në klasa.
Në Tiranë, Durrës, Vorë edhe më parë numri i nxënësve në klasë i kalonte shifrat e 38-40 nxënës. Po tani si do të operojë Ministria e Arsimit me nxënësit e shkollave që nuk janë të gatshme për t’u hapur?
Sipas një llogarie të thjeshtë janë më shumë se 8 mijë nxënës që mësonin në shkollat e shkatërruara nga tërmeti. Me pandeminë, situata është rënduar edhe më shumë, për shkak se qeveria nuk ndërtoi asnjë shkollë të re.

Gjithashtu PD i rikujton publikut dhe organeve të drejtësisë, se rrënimi i shkollave, nuk ishte vetëm pasojë e tërmetit por edhe e aferave korruptive të qeverisë dhe pushtetit lokal . Le t’u referohemi fakteve konkrete. Shkolla “Ramazan Jangozi “, në Thumanë u inaugurua si ndërtimi ri nga themelet, në shtator të vitit 2019 dhe u rrënua në themel nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Investimi i përbashkët i Bashkisë Krujë dhe MASR, për ndërtesën e shkollës, kapte shifrën 500 mijë euro. Pyetja është: Si u shkatërrua shkolla në më pak se dy muaj.

Rast tjetër flagrant është edhe ai i shkalles “Sami Frashëri”. Z. Veliaj e promovoi në 9 gusht 2018 si modelin e shkollës së rikonstruktuar, që do të përhapej në të gjithë bashkinë e Tiranës. Në 26 nëntor 2019 ajo u bë e pabanueshme. Ku shkoi gjithë ai investim dhe mburrje e kryetarit të bashkisë së Tiranës? Ku shkuan tabletat, të cilat kushtuan qindra mijëra euro, që sipas ministres Shahini, ishin në shkollë dhe do të bëheshin aktive për nxënësit sa të përfundonte periudha e COVID-19?

Këtyre aferave të mëparshme u shtohet edhe fati se shumica e shkollave janë planifikuar të rindërtohen me PPP, duke rënduar barrën e borxheve për shqiptarët dhe duke shtuar hijet e korrupsionit në rindërtimin e shkollave.

Publiku, prindërit, nxënësit mësuesit duan të dinë nga Ministria e Arsimit dhe kryeministri në ikje Edi Rama, se: A ka një plan Ministria e Arsimit për hapjen e shkollave të arsimit para universitar; A janë marrë masat për distancimin fizik të nxënësve; A ka një zë të veçantë në buxhet për përballimin e kostos së mësimit në klasë apo edhe në distancë; A do të vihen në dispozicion të nxënësve të cilëve i kanë shkollat e rrënuara, godina të tjera etj.

Duket qartë që qeveria nuk ka një plan masash të detajuar për fillimin e vitit të ri shkollor, nuk ka buxhet dhe nuk ka as vullnet dhe as dëshirë të zhvillojë arsimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Para
Marrëveshje sekrete me Kinën, OBSH reagon pas akuzave të SHBA

OBSH: Të rinjtë po preken dhe po e përhapin Covidin gjithnjë e më shumë

Rrahu ish-bashkëshorten, 50-vjeçari i kthehet edhe policisë

Rrahu ish-bashkëshorten, 50-vjeçari i kthehet edhe policisë

COVID-19 në Greqi/ 43 të infektuar në 24 orët e fundit, 36 turistë të huaj

Greqia njeh deri në dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati
















TE FUNDIT

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
15 Qershor, 2025

Ditën e hënë do të bllokohen në Tiranë disa rrugë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
15 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare...

Lexo më shumë

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com