Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Arrestimi i Pajtim Agës është provë për SPAK nëse ka vullnet të hetojë

2020/01/18 at 5:23 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Arrestimi i Pajtim Agës është provë për SPAK nëse ka vullnet të hetojë

Partia Demokratike e ka cilësuar arrestimin e Pajtim Agës, vëllait të shefit të Qarkullimit Rrugor të Dibrës, Robert Aga që u shkarkua sot nga detyra, një provë të freskët për SPAK për çështjen e krimit elektoral në Dibër.

Në një dalje për mediat, ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se arrestimi i Pajtim Agës dëshmon për “përshkallëzimin e fenomenit kriminal, konfirmon se krimi, trafiku i drogës dhe liria për të vepruar e kontingjentit kriminal ka mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë”.

Ai konfirmoi edhe njëherë se “Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si “ushtari i bindur” i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri”.

“Ky është shefi i policisë që garantoi mbjelljen e Dibrës me hashash prej të vëllait, tani të arrestuar, i njëjti shef policie që terrorizoi qytetarët e Dibrës për të vjedhur votat e tyre, bashkë me Bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu e të tjerë.

Robert Aga ishte ai që merrte garanci nga kryeministri dhe ministri i brendshëm, që “të mos e çante kokën” për asgjë, mjaftonte që gostia e bandës qeveritare, me votat e vjedhura, të shantazhuara, të terrorizuara, të blera me paratë e drogës e kanabisit, të kënaqte babëzinë për pushtet dhe para të bandës qeveritare me në krye Bablokun.

Bildi gjerman tregoi fare qartë, ne shqip, anglisht dhe gjermanisht, batërdinë me zgjedhjet e Dibrës 2016, që ishin paradhoma e zgjedhjeve të vitit 2017.

Zëri i Amerikës konfirmoi terrorin mbi administratën deri në kupolën e qeverisë. Por në vend që hajdutët të ndëshkoheshin, Robert Aga u shpërblye me gradim në detyrë dhe i vëllai vazhdoi trafikun e drogës”, tha Alibeaj.

Sipas tij nëse SPAK ka vullnet për të hetuar korrupsionin dhe krimin elektoral duhet të konsiderojë këtë rast si një provë e asaj që pretendohet se ka ndodhur në Dibër.

“Kjo është një provë e freskët për Prokurorinë, veçanërisht për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve. Mjafton që SPAK- u të ketë vullnet për të çuar para drejtësisë që nga trafikantët e rëndomtë të drogës që kanë vjedhur zgjedhjet, si Robert dhe Pajtim Aga, deri tek porositësit e masakrës së zgjedhjeve në Dibër Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri”, përfundoi ai. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
Para
Pas ndarjes nga biznesmeni Rihanna nis një lidhje të re?

Pas ndarjes nga biznesmeni Rihanna nis një lidhje të re?

Irani ka nisur kutitë e zeza të avionit ku vdiqën 176 persona në Ukrainë

Irani ka nisur kutitë e zeza të avionit ku vdiqën 176 persona në Ukrainë

Debutim ëndrrash për 19-vjeçarin e Dortmundit

Debutim ëndrrash për 19-vjeçarin e Dortmundit

TE FUNDIT

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
10 Dhjetor, 2025

Ministria e Brendshme italiane ka tashmë një plan për të rihapur qendrat në Shqipëri Kjo mund të ndodhë që në pranverë, nëse...

Lexo më shumë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
10 Dhjetor, 2025

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për...

Lexo më shumë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
10 Dhjetor, 2025

Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në  rrugën...

Lexo më shumë

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
10 Dhjetor, 2025

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbajti një fjalim në takimin e përbashkët të sotëm midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com