Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD-akuzave të mazhorancës:Protesta e 6 dhjetorit s’është kundër miqve të Shqipërisë

2022/11/19 at 6:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me akuzat e PS për mbajtjen e protestës së radhës më datë 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë pritet të organizohet samiti i BE për Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim për shtyp, PD thotë se protesta e 6 dhjetorit, është e shqiptarëve të vjedhur, të varfëruar dhe të përzënë nga vendi i tyre, ndërsa sqaron se nuk është kundër miqve të Shqipërisë dhe partnerëve strategjikë.

“Sa qesharake kur dëgjon ‘gugallen e rrugëve të vjedhura’, sipas së cilës Edi Rama paska mbështetur për 10 vjet Berishën dhe familjen e tij. Apo që fut në një thes dreqin e korrupsionit, që ka në bark, dhe protestën, si e drejtë europiane dhe universale.

Përmes gugalles së tij, që është dhe sekserja e cdo afere të pisët në infrastrukturën e vendit, me cmimet e rrugëve të cilat përafrohen me autostradat që mund të shtroheshin vetëm në Hënë, Rama kërkon të mbulojë me shpifje dhe trillime vjedhjet skandaloze, me kriminelë që sot janë në kërkim nga drejtësia si Zoto, Mërtiri dhe Gugallja.

Për të vjedhur Portin e Durrësit, Rama ka vendosur të përdorë të njëjtën skemë si për inceneratorët, dhe në vend të Zotos, për të fshehur paratë e vjedhura në kompani offshore, ka përzgjedhur ortakun e vëllezërve Karric.

Protesta e 6 dhjetorit, e shqiptarëve të vjedhur, të varfëruar dhe të përzënë nga vendi i tyre, nuk është kundër miqve të Shqipërisë, partnerëve strategjikë, aleatëve natyralë, përkundrazi është për mbrojtjen e vlerave europiane.

Eshtë një thirrje që ata të mbështesin popullin shqiptar në përballjen me një lukuni kleptokratësh me në krye Ramën, që ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë, ka vithisur vendin në fund të tabelave për të drejtat e njeriut, dhe zbatimin e ligjit, katër shkallë nën Vietnamin komunist.

Një thirrje kundër atyre që vjedhin çdo ditë, me banditë në kërkim, shpresën, të ardhmen, pasuritë dhe taksat e shqiptarëve.

Partia Demokratike e thërret popullin në proteste sepse dikush duhet t’i dalë zot Shqipërisë në rrezik.

Ne jemi të sigurt se Europa, si në të gjitha udhëkryqet tona, do të jetë me Shqiperine dhe popullin e kërcënuar të saj.

Stabiliteti është në interesin tonë, dinjiteti në vlerat tona, dhe të dyja bashkë i ndajmë me Europën dhe na ndajnë nga Putini i vogel dhe veglat e tij”-thotë PD.

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Video/ Shqipëria ndëshkon sërish Armeninë

Video/ Shqipëria ndëshkon sërish Armeninë

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë

Tabaku: Nuk e sulmoj Berishën. S’e pranoj luftën brenda llojit në PD

Video/ Shqipëria ndëshkon sërish Armeninë

Përfundon ndeshja/ Shqipëria fiton 2-0 ndaj Armenisë

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com