Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD akuza Ramës: Miliarda lekë përmes skemave korruptive tek Carlo Bollino

2020/09/02 at 2:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD i referohet faqes së KQZ: Në Elbasan 2861 vota më shumë se votues

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po iu jep miliarda lekë tendera miqve të tij për të paguar për imazhin e qeverisë së tij.


Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa sqaroi si funksionon skema e korrupsionit dhe si transferohen sipas tij, paratë e tenderave të fituar nga Igli Gjelishti në llogaritë e Carlo Bolinos.

PD deklaron se Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve. Hasa tha se SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.

Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet. Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.

Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!

Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.
Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.

Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.

SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.
Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë.

Etiketa: bollinoskemespak


Ju sugjerojmë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

27 Nëntor, 2025 7:40 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Nëntor, 2025 7:39 am
“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
-U tha në Opinion

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

26 Nëntor, 2025 11:16 pm
Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi
-U tha në Opinion

Çmimet e apartamenteve, Armand Shkëmbi: Tirana është një skemë e madhe spekulimi

26 Nëntor, 2025 11:01 pm
Para
Hidhet shorti i Serie A, derbi “della Madonnina” që në javën e katërt

Hidhet shorti i Serie A, derbi "della Madonnina" që në javën e katërt

239 raste të reja me COVID-19, regjistrohen 7 viktima në Kosovë

Koronavirusi në Kosovë/ 112 raste të reja dhe 6 viktima

COVID/Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ Më shumë të shëruar se raste të reja
















TE FUNDIT

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
27 Nëntor, 2025

Dy shtetase braziliane kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
27 Nëntor, 2025

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja...

Lexo më shumë

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
27 Nëntor, 2025

Liverpooli po përjeton krizën më të thellë të tij. Skuadra e The Reds u mund në Anfield edhe nga PSV...

Lexo më shumë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
27 Nëntor, 2025

Një 35-vjeçar nga fshati Mlizë i Elbasanit është mbytur në përroin që kalon pranë fshatit. Sipas informacioneve, Florian Tahiri dyshohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com