Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PBB për frymë sa 31% e mesatares së BE më 2019, më të varfrit e Europës

2020/12/16 at 9:14 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PBB për frymë sa 31% e mesatares së BE më 2019, më të varfrit e Europës

Shqipërisë do t’i duhen dekada të tëra që të mund të arrijë standardet ekonomike të Bashkimit Europian, nëse hipotetikisht ekonomia e BE-së ndalon rritjen dhe ekonomia e Shqipërisë vijon me ritmet e para krizës, 2-3% në vit.

Eurostat publikoi sot se PPB-ja për frymë e Shqipërisë në vitin 2019 ishte sa 31% e mesatares së BE-së, duke e renditur vendin tonë me potencialin ekonomik më të dobët në Europë.

Shifrat tregojnë në vitin 2019, se pas Luksemburgut, Irlanda regjistroi nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në 27 vendet anëtare të BE-se me 93% mbi mesataren. Në anën tjetër, vjen Shqipëria me nivelin më të ulët të PBB-së për frymë, me vetëm 31% e mesatares së BE-së. Në shtetet anëtare vendi më i varfër është Bullgaria me PBB për frymë sa 47% e mesatares së BE-së.

Ndryshe nga konsumi, diferencat e PBB-së për frymë ishin më të forta ndër vendet europiane. Luksemburgu ka deri tani PBB-në më të lartë për frymë midis 37 vendeve të përfshira në këtë krahasim, më shumë se dy herë e gjysmë mbi mesataren e BE-së. Kjo shpjegohet pjesërisht me faktin se një numër i madh i banorëve të huaj janë të punësuar në vend dhe kështu kontribuojnë në PBB-në e tij, ndërsa ata nuk janë të përfshirë në popullsinë rezidente.

Irlanda del e dyta në mesin e Shteteve Anëtare të BE, me 93% mbi mesataren e BE-27, e ndjekur nga Danimarka, Holanda, Austria dhe Gjermania, secila me një PBB për frymë më shumë se 20% mbi mesataren. Ndërsa Zvicra, Norvegjia dhe Islanda kanë një nivel të PBB-së për frymë përkatësisht 58%, 47% dhe 26% mbi mesataren e BE-së.

Suedia, Belgjika, Finlanda dhe Franca janë shtetet e tjera anëtare të BE-së me PBB për frymë mbi mesataren e BE-së, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar.

Në krahun tjetër Malta, Italia, Çekia dhe Spanja kanë një nivel të PBB-së për frymë më pak se 10% nën mesataren e BE-së.

Qipro, Sllovenia, Estonia dhe Lituania kanë një PBB për frymë midis 10% dhe 20% nën mesataren e BE-së. PBB-ja për frymë e Portugalisë, Hungarisë dhe Polonisë është më pak se 30% nën mesataren, ndërsa Sllovakia dhe Rumania kanë një PBB për frymë me 30% nën mesataren.

Letonia, Greqia, Kroacia dhe vendet kandidate Turqia dhe Mali i Zi kanë një PBB për frymë më pak se 40% nën mesataren.

Bullgaria renditet me 47% nën mesataren e BE-27, e ndjekur nga vendet kandidate Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina (vendi i mundshëm kandidat) dhe Shqipëria. Kjo e fundit ka hendekun më të lartë prej 69 % të mesatares së PBB për frymë në BE./ Monitor

Etiketa: EuropëEUROSTATPBBshqiperi

Ju sugjerojmë

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?
Rajoni

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

18 Nëntor, 2025 5:47 pm
Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës
Kryesore

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

18 Nëntor, 2025 5:43 pm
Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
Politikë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

18 Nëntor, 2025 12:10 pm
Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
Kryesore

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 Nëntor, 2025 11:29 am
Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
Kryesore

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

18 Nëntor, 2025 11:18 am
Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
Bota

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

18 Nëntor, 2025 10:46 am
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

18 Nëntor, 2025 10:17 am
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

18 Nëntor, 2025 10:15 am
“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
Bota

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

18 Nëntor, 2025 9:29 am
Para
“Kuvendi të presë Venecian”, Basha komenton deklaratën e Varhelyit

Të dhënat e Eurostat, Basha: Shqiptarët me ndihmë më të ulët nga qeveria

Kokainë dhe heroinë në banesë, pranga 40-vjeçarit në Elbasan

Kokainë dhe heroinë në banesë, pranga 40-vjeçarit në Elbasan

Gjermania shënon rekord viktimash nga COVID-19

Gjermania shënon rekord viktimash nga COVID-19

TE FUNDIT

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
18 Nëntor, 2025

Bayern Munchen ka hedhur hapat e parë drejt transferimit të Fisnik Asllanit, pasi sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, kampionët e...

Lexo më shumë

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?
18 Nëntor, 2025

Një numër kompanish të huaja po mbyllin fabrikat e tyre në Serbinë jugore. E dhimbshme për punëtorët, e pritshme për...

Lexo më shumë

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës
18 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë të martën në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel. Në fjalën e tij,...

Lexo më shumë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
18 Nëntor, 2025

Është miratuar kërkesa e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat për rendin dhe sigurinë. Mocioni me debat do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com