Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë armët në brez

2025/04/13 at 2:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë armët në brez

Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë e punës së tij.


Ai e cilëson atë pjesë të pandashme të identitetit të tij.

Ai dhe mbi 200 pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës vazhdojnë t’i mbajnë armët e tyre, megjithëse janë në pushim mjekësor.

Edhe pse, shkaku i gjendjes së tyre shëndetësore, nuk janë të aftë t’i kryejnë detyrat e përditshme policore dhe nuk dalin në terren, armët i bartin me vete.

Por, a përbëjnë ato armë rrezik për vetë policët, apo për të tjerët? Besnik Peci, psikolog klinik dhe ofrues i shërbimeve sociale dhe familjare, druhet se po.

Ai thekson se, në rrethanat kur një person përballet me probleme të rënda shëndetësore, posedimi i armës nuk duhet të lejohet, pasi që mund të përbëjë rrezik serioz jo vetëm për individin që e mban, por edhe për familjen dhe shoqërinë në tërësi.

“Në situata të tilla, është jashtëzakonisht e rrezikshme të lejohet qasja në armë për personat që kanë probleme të rënda shëndetësore, qofshin ato organike, emocionale apo psikologjike. Besoj se edhe në rastin më të vogël të dyshimit për një shqetësim emocional, apo psikologjik, punonjësi duhet menjëherë t’i nënshtrohet një vlerësimi dhe përkrahjeje profesionale”, thekson Peci.

Me gjithë rrezikun, deri më tani në Kosovë nuk është raportuar asnjë incident i përdorimit të armëve të zjarrit nga zyrtarët policorë në pushim mjekësor.

Jozyrtarisht, burime brenda Policisë së Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se policëve në pushim mjekësor nuk u kërkohet dorëzimi i armës, pasi që mbikëqyrësit e tyre ndiejnë keqardhje.

“Ne e kuptojmë se ata po kalojnë një periudhë të vështirë dhe nuk duam të ushtrojmë presion shtesë mbi ta, duke u marrë diçka që për ta ka një vlerë të madhe emocionale dhe simbolike”, thotë një zyrtar policor.

Ai e pranon se ekziston rreziku që arma të përdoret në mënyrë të dëmshme kur gjendja shëndetësore apo psikologjike e një zyrtari përkeqësohet.

Zyrtarisht, Policia e Kosovës ka thënë vetëm se Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësorë përcjell rekomandimet mjekësore për lirimin nga përdorimi i armës dhe pajisjeve profesionale vetëm kur raportet mjekësore tregojnë se një gjë e tillë mund të jetë problematike.

“Në kushte emergjente, kur sjellja e punonjësit të policisë paraqet rrezik të lartë për vetveten apo për të tjerët, atëherë mbikëqyrësi ka të drejtë ta marrë përkohësisht pajisjen zyrtare, armën, dhe të kontaktojë sektorin e psikologjisë në kuadër të departamentit shëndetësor”,thuhet nga Policia e Kosovës.

Rregullorja për operativët e Policisë së Kosovës parasheh që arma t’i merret policëve kur ata janë të suspenduar, të arrestuar, përkohësisht të pezulluar nga puna, për shkaqe shëndetësore dhe psikike, si dhe nëse dështojnë në ricertifikim për përdorimin e armës.

Në Shqipëri, rregullorja e Policisë së Shtetit përcakton që një policit i merret arma nëse ai shkel rregullat për përdorimin e saj, kur është në një proces penal, kur dyshohet se mund ta përdorë atë si mjet krimi, apo kur nuk kalon testin për përdorimin e armëve të zjarrit.

Në SHBA, ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet. Por, në fillim të këtij viti, tre policëve në Detroit të Miçiganit u ishin marrë armët, pasi ishte vlerësuar se ata rrezikojnë ta dëmtojnë veten ose dikë tjetër me to. Në këtë rast, ata ishin akuzuar për dhunë në familje.

Psikologu klinik, Besnik Peci nënvizon se arma është një mjet pune dhe duhet të mbetet e tillë vetëm për aq kohë sa zyrtari policor është në shërbim aktiv.

“Arma është pjesë e detyrës dhe e përgjegjësive zyrtare, por në momentin që shërbimi përfundon, ajo nuk mund të trajtohet si pronë personale. Ashtu siç largohet uniforma dhe detyrimet zyrtare pas përfundimit të shërbimit, edhe arma duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë”, përfundon ai.

Beratit, ashtu si edhe shumë kolegëve të tij, nuk i është kërkuar ta dorëzojë armën. Ai thotë se një gjë të tillë s’do ta bënte edhe po t’i kërkohej.

“Veç në spital nuk e kam pasur me vete, se gjithë e mbaj. Nuk ma ka thënë askush ta dorëzoj. Kam shumë merak në të dhe, për aq sa të jam gjallë, nuk e dorëzoj”, thotë ai.

Në Kosovë, edhe policët e pensionuar mund të kërkojnë ta mbajnë armën e tyre zyrtare edhe pas largimit nga shërbimi aktiv. Arma do t’iu lejohej nëse ata nuk kanë probleme shëndetësore që do të përbënin pengesë.

Polici i pensionuar fillimisht duhet të bëjë një kërkesë, në bazë të së cilës atij i lëshohet një leje për përdorimin e armës për një periudhë të caktuar kohore.

Megjithatë, pas përfundimit të kësaj periudhe, ai është i detyruar t’u përmbahet rregullave dhe procedurave të përcaktuara me Ligjin për armët, ashtu si çdo qytetar tjetër që zotëron një armë me leje.

Me Ligjin për armët, çdo person që ka së paku 21 vjet, mund të kërkojë leje për t’u pajisur me armë.

Aplikuesi duhet të posedojë aftësi psiko-fizike dhe të kalojë testin teorik dhe atë praktik për përdorimin e armës. Po ashtu, duhet të ketë arsye të besueshme përse ka nevojë për armë, si dhe të kaluar të pastër kriminale.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 25 pjesëtarë të Policisë së Kosovës humbën jetën si pasojë e sëmundjeve të rënda. Policia e Kosovës u mundësohet pushimi mjekësor me pagë të plotë dhe rimbursim për shpenzimet për trajtime dhe terapi mjekësore që nuk mund të realizohen në sektorin publik.

Në vitin 2024, Policia e Kosovës shpenzoi 183 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të zyrtarëve me sëmundje të rënda./REL



Ju sugjerojmë

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
Aktualitet

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

2 Janar, 2026 9:24 pm
Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Para
A kemi siguri dhe cilësi ushqimore/ Ekspertja: Duhet të fuqizohen laboratorët në pikat doganore

A kemi siguri dhe cilësi ushqimore/ Ekspertja: Duhet të fuqizohen laboratorët në pikat doganore

Adriatik Lapaj takim me qytetarët e Korçës: Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit!

Adriatik Lapaj takim me qytetarët e Korçës: Korrupsioni duhet luftuar nga ata që janë në krye të shtetit!

Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë armët në brez

Aksident i rëndë në Kosovë/ Treni përplas makinën, humb jetën një person, lëndohen dy të tjerë
















TE FUNDIT

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
2 Janar, 2026

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në...

Lexo më shumë

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
2 Janar, 2026

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet...

Lexo më shumë

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
2 Janar, 2026

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com