Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pavarësia financiare ndihmon fjalën e lirë

2018/05/03 at 8:58 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Pavarësia financiare ndihmon fjalën e lirë

Gjashtëdhjetepesë gazetarë janë vrarë derisa kanë qenë duke kryer punën e tyre më 2017, ka bërë të ditur raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij. Ky njëherësh ka qenë detaji më i zymtë i raportit, i cili më 3 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit vë në pah kohë të vështira për mediat.


Këtë të hënë, nëntë gazetarë kanë qenë në mesin e të paktën 25 personave të vrarë në dy sulme me bomba në Afganistan.

Në një artikull të gazetës Wall Street Journal theksohet se mënyra se si mund të ndihmohen gazetarët në gjithë botën është përmes zgjerimit të lirisë ekonomike, pasi ajo konsiderohet e domosdoshme për demokracinë.

Aty thuhet se liria ekonomike është tejet e nevojshme për lirinë e shtypit, pasi në kohërat moderne nuk ka pasur kurrë shoqëri demokratike e cila ka respektuar të drejtat e individëvë pa të paktën minimumin e lirisë ekonomike.

Sa më i lirë që është një shtet në aspektin ekonomik dhe sa më shumë që jep hapësirë për subjekte tjera në treg, aq më të mëdha janë mundësitë që mediat të jenë të lira.

Rasti i Evropës Perëndimore dhe Amerikës Veriore, tregon se tregjet e lira janë të lidhura me liri në media.

Mirëpo Turqia përbën rast tjetër.

Ditë më parë, agjencia e lajmeve AFP, në një shkrim për gjendjen e mediave në këtë vend, shkruan se e përditshmja Cumhuriyet, e themeluar gati një vit pas krijimit të Turqisë moderne, përbën një nga bastionet e fundit për liri të mediave.

Cumhuriyet, e cila do të thotë “Republikë”, ka krijuar një linjë të ashpër kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila ka nxitur përplasje të gazetës me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në muajin prill shteti turk ka dënuar 13 gazetarë të kësaj gazete, duke u dhënë dënime të shumëfishta për “ndihmë dhe nxitje të organizatave terroriste pa qenë anëtarë”.

Ata janë akuzuar për lidhje me militantët kurdë dhe klerikun fetar, Fethullah Gulen, i cili fajësohet për tentimet e dështura për grushtshtet në korrik të vitit 2016.

Mirëpo duket se mediat e reja përbëjnë një tjetër sfidë për fjalën e lirë dhe të vërtetën.

Në një tjetër artikull të Wall Street Journal përmendet deklarata e udhëheqësit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për siç ka thënë ai vënien në funksion të intelegjencës artificiale me qëllim të identifikimit dhe zhdukjes së “gjuhës së urrejtjes”.

Sidoqoftë ai ka pasur vështirësi në përcaktimin e qartë të termit.

Edhe ai ka pranuar vitin e kaluar se standardet e fjalës së pranueshme janë shumë subjektive.

“Komuniteti ynë përfshin shumë shtete dhe kultura andaj normat janë të ndryshme për secilin rajon”, duke bërë standardet universale “më pak të realizueshme”.

Së fundmi, agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar se gjigantët teknologjikë, Facebook dhe Google duhet të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të luftuar shpërndarjen e lajmeve të rreme në gjashtë muajt e ardhshëm apo do të përballen me rregullore të reja nga Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian do të hartojë deri në muajin korrik një kod të ri të Praktikave të BE-së mbi Dezinformimin, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së lajmeve të rreme.

“Këto platforma online kanë dështuar deri më tash për të vepruar në mënyrë proporcionale, në sfidën që paraqet dezinformimi dhe përdorimi manipulues i platformave, ka njoftuar ky Komision në strategjinë për luftimin e lajmeve të rreme.

Reporterët pa Kufij e kanë listuar këtë vit Kosovën në vendin 78-të, apo katër vende më lartë sesa vitin e kaluar sa i përket lirisë së shtypit.

Në raportin e ri është përmendur se ndikimi politik dhe mungesa e sigurisë së gazetarëve kanë ndikuar që Kosova të jetë në mesin e vendeve me probleme./REL

 

Etiketa: fjala e lirendihmonpavaresia financiare


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
‘Konkurrencë’ e fortë kostumesh mes ambasadorit Lu dhe kryeministrit Rama në ‘Opinion’

Edi Rama: Saimir Tahiri bëri një akt dinjitoz, nuk ka se çfarë të thuhet

Rama lavdëron Ujësjellësin e Lezhës, komentuesit: Në 5 vite ke bërë vetëm bunkerin tënd

VideoLajm/ Ja çfarë deklaron kryeministri Edi Rama për dorëheqjen e Tahirit

VideoLajm/ Artan Hoxha: Saimir Tahiri është kërcënim për maxhorancën

VideoLajm/ Artan Hoxha: Saimir Tahiri është kërcënim për maxhorancën
















TE FUNDIT

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
10 Maj, 2025

Joshua Tarling është fituesi i etapës së dytë të “Giro d’Italia”, që u mbajt në Tiranë. Çiklisti britanik fitoi në...

Lexo më shumë

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
10 Maj, 2025

Fillimi i këtij viti ka qenë i vrullshëm për tregun e pasurive të paluajtshme, veçanërisht për shkak të rritjes së...

Lexo më shumë

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
10 Maj, 2025

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte...

Lexo më shumë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
10 Maj, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Durrësit. Raportohet se një autobus i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com