Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka paralajmëruar Rusinë se do të përgjigjet ashpër ndaj çdo sulmi që mund të ndodhë nesër, që përkon me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
“Kjo përgjigje do të rritet, do të bëhet gjithnjë e më e fortë,”- tha Volodymyr Zelensky në një konferencë shtypi me presidentin e Polonisë Andrzej Duda.
Duda shtoi se Zelensky dhe bashkatdhetarët e tij po luftojnë në mbrojtje të integritetit të shtetit ukrainas.
BBC shkruan se Zelensky dyshon se Moska mund të sulmojë gjatë ditës së festimeve të së mërkurës që përkojnë me ditën e shkëputjes së Ukrainës nga sundimi sovjetik në 1991./Opinion.al