Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Paraprakisht bëhet e ditur se një patrullë policie është përplasur me një makinë.
Raportohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
“Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin S. L., dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia./Opinion.al