Aktualitet

“Patronazhistët, terroristë të kuq”,Berisha: Rama ka nisur të manipulojë zgjedhjet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 21/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me krerët e degëve të PD-së akuzoi kryeministrin Rama se ka filluar të manipulojë zgjedhjet vendore të  vitit 2023.

Berisha thotë se nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet edhe pse kryeministri Rama sipas tij, e mendon diçka të tillë.

Ndër të tjera, kryedemokrati përmendi patronazhistët, të cilët i cilësoi “terroristë të kuq”, dhe tha se gjatë zgjedhjeve kanë kërcënuar njerëzit.

“Nuk bën dot regjistrimin, sepse e di që mund të dalin 2 milion shqiptar. Nga një njeri i cili, vritet tjetri në mesnatë, i merret shpirti në mesnatë nga patrulla të droguara policie dhe ta shikoni se çfarë shkruan ai për hienat dhe stërhienat. Një mendje e sëmurë mund të shkruajë gjëra të tilla. Nga një njeri i cili pasi ka rrëmbyer me ushtrinë e patronazhistëve, terroristë të kuq, nuk them se çdo patronazhisht është i tillë, por një pjesë e mirë janë sjellë si terroristë te kuq në zgjedhje sepse kanë kërcënuar njerëzit tanë. U kanë thënë se nëse ti voton këtë, do të kesh pasoja. Ky njeri që ka ardhur në pushtet me këtë mënyrë, ushtron terror mbi ne. Ky njeri ka nisur manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do ti bojkotojmë. Ne nuk bojkotojmë zgjedhje ne do të përballemi me të. Ne kemi të shenjtë votën dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Nis e mbush sallat me fëmijë shkollash në fushatë. Se është partia shtet. Partia shtet nuk njeh asnjë kufi. Ne nuk i përkasim Shqipërisë, nuk ka ligj për ne, nuk ekziston në kushtetutë. Prandaj ne kapemi fort tek vota”, tha Berisha./Opinion,al

Pas