Tuna dhe Patrisi janë ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ata nuk preferojnë të shfaqen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Për ta flitet aq shumë, ndërsa dyshja thjesht heshtin. Gjithsesi, Patrisi me një foto na ka treguar sesi është marrëdhënia ideale e një prej çifteve më të pëlqyer të momentit.
Patrisi ka publikuar një foto të përditshmërisë së tyre. Në palestër, teksa bëjnë ushtrime me njëri-tjetrin, partneri i Tunës shkruan bashkangjitur fotos: Dashuri dhe palestër. Në foto nuk ka munguar edhe komenti i Tunës, ku shton edhe seksin si elementin kryesor të marrëdhënies së tyre.
Pra për të gjithë ju çifte, kjo është një ide e mirë nga Tuna dhe Patrisi. Ju jo vetëm ushtroheni së bashku, por keni edhe më shumë kohë për të qëndruar me njëri-tjetrin.