Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patrici Rama, vila e tij në Surrel dhe “barbarët” e Shkozës

2017/09/23 at 1:24 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Patrici Rama, vila e tij në Surrel dhe “barbarët” e Shkozës

Nga Dritan Laci


Kryeministri Rama tregoi edhe njëherë dje në qendrën e botës demokratike se është shumë larg të qenit shtetar i një vendi demokratik ku respektohen të drejtat dhe liritë themelore të individit . I pranishëm në samitin e Kombeve të Bashkuara, në një post-intervistë për Zërin e Amerikës, Rama shprehu edhe njëherë pa iu dridhur qerpiku të gjithë arrogancën e tij prej snobisti ndaj qytetarëve të vendit të tij, lidhur kjo me problemin më të fundit të lindur në lagjen Shkozë, ku 700 banorë dalin si të pastrehë nga projekti për ndërtimin e Unazës Verilindore të Tiranës.  Rama i sotëm në pushtet duket shumë larg lotëve të Ramës së djeshëm në opozitë, që përplaste deputetët e tij me policinë Bashkiake të Bashës gjatë kohës që ky i fundit si kryetar i Bashkisë kishte të njëjtën sjellje ndaj bamorëve të gjurmës së Unazës. Krekosja e Ramës dhe ligjërimi arrogant përpara kamerës së “Zërit të Amerikës”, nuk të ngjall asgjë tjetër vetëm se krupë për një kryeshtetar që ka humbur çdo ndjesi humane. Dikush do thotë që shteti nuk bëhet me emocione. Po është e vërtetë deri diku, por shteti është vazhdimësi dhe përgjegjësi. Një shtet demokratik bisedon dhe nuk dhunon. Një shtet demokratik gjen zgjidhje dhe nuk përdor kërbaçin si alternativë të parë, ndryshe një pjesë e mirë e Evropës nëse do të përdornin gjuhën e Ramës ndaj qytetarëve të tyre, nuk do të kishin standardet që kanë sot.

Rama tha dje nga New Yorku se banorët e Shkozës; që rezulton të jenë edhe ata qytetarët e vendit që ai drejton; nuk meritojnë asgjë pasi janë të paligjshëm.

Z.Rama, po kur ndërtove shtëpinë tënde në Surrel, a u pajise me leje ndërtimi. Sepse në dijeninë tonë Komunat dhe Bashkitë kanë vite që nuk japin leje ndërtimi. Këta njerëz që ti u thua jeni të paligjshëm kanë 27 vite që kërkojnë të jenë të ligjshëm, atëherë si është e mundur që ti ndërtove një shtëpi dhe u bëre i ligjshëm.

Nëse pretendon të jesh një shtetar i mirë na e trego si e ke marrë lejen e ndertimit dhe si u bëre i ligjshëm kur bashkia që ti ke drejtuar për afro 11 vite dhe ajo që erdhi më pas nuk jepte leje ndërtimi për banesa private.

Na trego Z. Rama që edhe ne të besojmë që gjuha jote e djeshme në mikrofonin e “Zërit të Amerikës” nuk është ajo e një patrici kundër një plebenjve.

Z.Rama si do të veproje nëse një ditë do të vinin në shtëpinë tënde fadromat e IKMT-së dhe do të prishnin banesën ku jeton pa të dorëzuar një shkresë për shembje.

Z. Rama ti nuk mund të flasësh para mikrofonit të “Zërit të Amerikës” si kryeministri i Xhibutit apo i Somalisë.

Ti je kryeministri i një shteti evropian që është i lidhur me konventa të rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe të pronës.

Me gjuhën tënde të djeshme banorët e Shkozës gati i etiketove barbarë që kishin mësyrë tokat e vendit tënd nga kush e di se ku.

Nuk the asnjë fjalë për policinë që shtetërrethoi zonën duke kapur majat e ndërtesave me armë zjarri duke terrorizuar edhe fëmijët.

Nuk ke thënë asnjë fjalë deri tani për IKMT-në që po i prish ndërtesat pa u çuar fillimisht një urdhër shembje banorëve.

Nuk ke thënë asnjë fjalë për dëmshpërblimet që një pjesë e mirë e këtyre familjeve i meritojnë sepse i kanë banesat me letra.

Ky është shteti yt z. Rama?

Ti ke hallin se do të ngelet një çerdhe dhe një shkollë pa ndërtuar me paratë që do u japësh këtyre banorëve të strehohen, që në fund të fundit kanë 27 vite që kontribuojnë me taksat e tyre për këtë shtet, dhe nuk ta ndjen për fëmijët e këtyre kryefamiljarëve që do ta kalojnë tani e tutje dimrin pa strehë mbi kokë.

Që këta fëmijë nuk do të kenë mundës të mirëarsimohen, pasi prindërit e tyre tani e tutje duhet ta nisin jetën nga zero, sikundër edhe vetë ti u the dje nga mikrofoni i “Zërit të Amerikës”.

Ky është shteti yt social z. Rama?

Po të kishte ndodhur me shtëpinë tënde në Surrel një kujë e tillë me siguri do vije ulërimën duke thënë që po të godasin politikisht. Po këta njerëz që tani me afrimin e dimrit dalin me fëmijë e të sëmurë pa çati mbi kokë, kush i mbron.

Çfarë shtetari je ti z. Rama kur flet si i painformuar?!

Aty në atë zonë nuk janë të gjithë pa leje. Ajo është zonë brenda vijës së verdhë të Tiranës. Ndryshe regjimi i kaluar nuk do jepte aty leje ndërtimi për banesa. Në këtë zonë ka 80 banesa që janë ndërtuar në vitet ’80 kur babai yt ishte deputet i Kuvendit Popullor të Republikës Socialiste të Shqipërisë. Nëse njeh punën dhe meritat e babait tënd si shtetar, kafshoje gjuhën dhe mos thuaj që këta banorë janë të paligjshëm.

A e di ti z. Rama, e në mos ditësh, që në këtë zonë në mesin e viteve ’80 ra një fatkeqësi e madhe; u dogj një lagjie e tërë, por pushteti i asaj kohe me gjithë fundin e greminës që po jua afronte, ndryshe nga i yti, brenda pak vitesh strehoi dhe ndërtoi banesa për të gjitha familjet e prekura nga zjarri.

Po shteti yt çfarë bën?!!!

Të kesh nostalgji në kohën ku jetojmë për regjimin e Enver Hoxhës, siç ju po ua sillni në majë të hundës njerëzve me arrogancën tuaj, është turp, në mos të them e qëllimshme. 

Z. Rama, e paligjshme në kohën ku jetojmë është gjuha që ti përdor, që nuk ka leje që mund ta legalizojë jo në Evropën e moderuar, po ndoshta edhe në ca vende të humbura të Afrikës, ku nuk do kishte shtetar që të mirrte guximin ta përdorte ashtu si e ti e keqpërdor. Thirri mendjes z. Rama. Lëre arrogancën mënjanë me qytetarët e tu por shko e bisedo se si edhe ata të ndihen qytetarë me te drejta të barabarta në shtetin që ti qeveris prej 4 vitesh dhe jo si barbarë që duhen marrë me dru. / Opinion.al

Etiketa: Dritan Laciedi rama


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Goditi me grusht infermieren e pediatrisë, nis procedimi për 22 vjeçaren

Goditi me grusht infermieren e pediatrisë, nis procedimi për 22 vjeçaren

Cili është partneri ideal i Binjakëve?

Zbulojeni edhe ju, si thonë “të dua” shenjat e horoskopit

Shpresa e fundit? Legjenda e F1, Michael Schumacher zhvendoset drejt SHBA

Shpresa e fundit? Legjenda e F1, Michael Schumacher zhvendoset drejt SHBA
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com