Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi u shkruan një letër imagjinare ndërkombëtarëve/ I shkundët të gjithë, atëherë kur malavita kërcënoi të prishë gjithçka në vend

2017/10/18 at 6:25 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Patozi: Të bëftë mirë kafja me Metën zoti Kryemisnitër!

Nga Astrit Patozi

Ju faleminderit shumë që na i ruani, na i ndiqni dhe pastaj na i kapni kriminelët tanë! Po të ishte për ne do të bëhej droga dhe krimi kapicë, e nuk do të vinte njeri dorë, herë nga halli e herë nga malli, por kjo pak rëndësi ka.

Ju faleminderit, gjithashtu, që na shkundni fort të gjithëve, atëherë kur malavita kërcënon të prishë çdo ekuilibër social dhe politik në këtë vend. Është çudi e madhe vërtetë se si këmbanat, që në fakt bien për ne, i dëgjoni gjithmonë ju të parët.

Ju faleminderit edhe që na nxirrni frikën, duke përmendur emra të banditëve tanë, që kanë nisur t’i trembin fëmijët edhe në bark të nënës. Po të ishte për ne, do të vinte shumë shpejt një ditë që t’i zgjidhnim ministra e lart, se deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie i çuam.

Mos na e merrni për ters aq shumë, kur dikush prej nesh t’ju bëjë përgjegjës se përse nuk i arrestoni të gjithë trafikantët shqiptarë, por vetëm disa prej tyre. Merreni me sportivitet edhe nëse ju kërkojnë llogari se përse lirohen me procedurë apo nuk dënohen kurrë serial killera dhe bosë të mafias vendase nga drejtësia shqiptare.

Por mbi të gjitha kafshoni gjuhën, kur të shikoni se si tundin flamurin e luftës kundër krimit të organizuar personazhe të skeduar në raportet dhe interceptimet tuaja për implikime të shumëfishta në trafiqe dhe korrupsion. E, natyrisht, bën sikur nuk e dëgjoni kur dikush prej tyre t’ju quajë pa iu dridhur syri fare “guvernatorë”.

Sepse ju nuk duhet të ngatërroni kurrë të drejtat me detyrat tuaja, siç ka ndodhur deri më sot. Ju keni për detyrë të na mbroni dhe ruani nga të këqijat, por nuk keni të drejtë të na përziheni në punët tona kur vjen puna për të mirat.

Ndaj mos u çudisni kurrë që qeveria t’ju urrejë fort pse po i zëvendësoni opozitën, kurse opozita t’ju marrë inat për vdekje se përse nuk po ia rrëzoni asaj qeverinë. Sepse keni mbetur të vetmit që mbani përgjegjësi për këtë vend.

Etiketa: krimiletrapartneret nderkombetarepatozi

Ju sugjerojmë

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

23 Tetor, 2025 4:26 pm
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

23 Tetor, 2025 3:34 pm
Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
Bota

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

23 Tetor, 2025 2:34 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij
Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

23 Tetor, 2025 12:19 pm
Para
Skuadra e Tepelenës në krizë, Ylli Baka bëhet sponsor

Ja foto që vërteton se këngëtari Ylli Baka ka drekuar me Habilajt

Ministri i ri i Brendshëm takon Kryeprokurorin. Çfarë u diskutua?

Ish-ministri i Brendshëm tregon arsyet e dështimit të operacioneve kundër narkotrafikut

Përgjimet në dosjen Habilaj/ Basha: Edi Rama duhet të japë llogari para drejtësisë

Përgjimet në dosjen Habilaj/ Basha: Edi Rama duhet të japë llogari para drejtësisë

TE FUNDIT

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
23 Tetor, 2025

Kompanitë kryesore shtetërore të naftës në Kinë – PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil – po pezullojnë blerjet e naftës...

Lexo më shumë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
23 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Mësohet se...

Lexo më shumë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
23 Tetor, 2025

Volodymyr Zelensky u është drejtuar udhëheqësve në Këshillin Evropian të mërkurën. Udhëheqësi ukrainas tha se ekziston një armë që mund...

Lexo më shumë

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
23 Tetor, 2025

Jo takim, por sanksione. Presidenti amerikan nuk priti shumë para se të kalonte nga biseda miqësore telefonike me Putinin, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com