Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patozi, nismë për ndërprerjen e garës Basha-Selami

2017/07/12 at 8:31 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Patozi, nismë për ndërprerjen e garës Basha-Selami

Ndërsa dy kandidatët për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe Eduard Selami po vijojnë fushatën e tyre nëpër degët e rretheve, një tjetër figurë e kësaj partie, Astrit Patozi, nisi sot nga Durrësi dhe më pas qytete të tjera, një tjetër fushatë të përkundërt.

Ai po u bën thirrje anëtarëve të PD-së që të mundësojnë ndërprerjen e garës Basha-Selami, si një proces jashtëstatutor, duke e quajtur atë “një farsë të rrezikshme për PD-në dhe demokracinë shqiptare”.

Sipas tij, demokratët janë duke bërë peticione në Korçë, Vlorë, Shkodër e kudo tjetër, të shqetësuar nga kjo që po u ndodh në PD, pas humbjes aq të thellë që morën në 25 qershor.

Ndërkohë që kandidatët Basha dhe Selami, të dy kryetarë të PD-së në kohë të ndryshme, po vazhdojnë fushatat e tyre në degët e rretheve.

Ata po shkëmbejnë kritika për rezultatet e zgjedhjeve të fundit si dhe mendime për të ardhmen e PD-së.

Por deputeti i PD-së dhe ish-drejtuesi i grupit të saj parlamentar, Astrit Patozi, thotë se “gara aktuale Basha-Selami për kreun e PD-së nuk është as e drejtë, as e barabartë, ndaj duhet ndërprerë, në dobi të vetë partisë demokratike”.

Sipas tij, “kandidati Selami po përdoret si një patricë që zoti Basha të mund të rrëmbejë një mandat të dytë në kreun e PD-së”.

Zoti Patozi thotë se “nisma për të ndërprerë garën Basha-Selami dhe për të rinisur një garë të vërtetë për kreun e PD-së mbështetet nga një numër i madh politikanësh dhe anëtarësh të PD-së”.

Ai shtoi se “kjo humbje e jashtëzakonshme më 2017 me 44 mandate, më e thellë se ajo e 2013 me 57 mandate, kërkon një zgjidhje të jashtëzakonshme nga PD dhe jo shtirje sikur rizgjedhja e kryetarit të jetë një rutinë pas një fitoreje të thellë”.

“PD, – thotë ai, – nuk mund t’ia lejojë vetes që një kryetar, i cili solli dy humbje të thella si vendoret dhe politiket, të garojë sërish për kryetar madje pa dhënë as dorëheqjen”.

Nismëtarët për një garë të rregullt në PD po shpresojnë që në 10 ditët e mbetura nga data e zgjedhjeve të ndërpritet gara Basha-Selami nga një tubim i Këshillit Kombëtar të PD-së, forumi kryesor drejtues i saj, i cili gjatë gjithë kohës së drejtimit të partisë nga zoti Basha nuk është mbledhur asnjëherë./Zëri i Amerikës

Etiketa: gara per kryetar ne PDnderprerjapatozi

Ju sugjerojmë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Para
Alarmi i Shkencëtarëve: Jeta në Tokë po zhduket

Alarmi i Shkencëtarëve: Jeta në Tokë po zhduket

Kryemadhi: Shqipëria vend i ilirëve jo cirk i klounëve

‘Lista e zezë’ e Ramës/ Reagon LSI: Ky adoleshent i vonuar po kërkon ...

VIDEO/ Cristiano Ronaldo dëgjon ‘Hatixhen’ e Capital T

VIDEO/ Cristiano Ronaldo dëgjon ‘Hatixhen’ e Capital T

TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com