I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në studion e “Opinion”, deputeti demokrat Astrit Patozi pohoi se PD nuk ka asnjë arsye t’i hapë krahët Ilir Metës. Lidhur me këtë argument, Patozi shtoi se: “PD nëse duhet të zgjedhë mes dy bishave që ka përballë nuk do preferojë luanin por leopardin, në kuptimin e përballjes direkte”. Sidoqoftë, Patozi nuk ka shprehur qartë, se cila nga forcat politika personifikonte secilën nga kafshët që ai përmendi.