Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, duke folur për zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike, shprehu bindjen se në 11 Dhjetor do të ketë një kuvend të partisë. Sipas Patozit, Basha nuk do ta njohë dhe nuk do të marr pjesë në kuvend.
“Kuvendi do të mblidhet. Unë kam bindjen absolute që në 11 Dhjetor ne do të kemi një mbledhje të madhe demokratësh, me të gjitha atributet që ne jemi mësuar të shohim në kuvend. Vetëm se do të kemi një problem, që pala legale, vulmbajtëse, nuk do ta njohi nuk do të marri pjesë”, tha Patozi.
Duke argumentuar më tej, Patozi tha se duket se në PD ka vetëm dy alternative, por në fakt asnjë prej tyre nuk do të ndodhë.
“Sepse PD për fat të keq duket se ka dy rrugë. Që njëra palë ta mundi tjetrën dhe rruga e dytë është që të ndahet. E bukura e kësaj pune është që asnjëra prej tyre nuk ka për të ndodhur”, tha Patozi./Opinion.al