Politikë

Patozi dhe partia e re, Basha: PD e përdorën për karrige dhe e braktisën


               Publikuar në : 22:10 - 25/04/19 |
Opi Nion

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka folur në lidhje me krijimin e partisë më të re në arenën politike shqiptare, Bindja Demokratike, ku një ndër koordinatorët është ish-deputeti i PD, Astrit Patozi.

Basha tha se krijimi i saj ka për qëllim që të krijojë një fasadë për zgjedhjet lokale.

Kryedemokrati  tha për “të larguarit” se përdorën atë thjesht për dobinë e karriges dhe më pas e braktisën duke i kthyer edhe shpinën.

“Askush nuk është vrarë, por shumë prej tyre kanë marrë kontributin që dhanë në parti. E donin PD për pushtet, pastaj i kthyen shpinën. PD është bindje, ideal, është vlerë.  Konkluzionet i nxirrni vetë. Kjo parti, e cila është krijuar për pjesëmarrje në zgjedhje për opozitë fasadë dhe zgjedhje fasadë.  Padyshim që vendi ka nevojë për një reformë të thellë”,-tha ai./ Opinion.al E.Xh.

Pas