-U tha në Opinion

Patozi: Berisha-Basha bëjnë betejë personale për drejtimin e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:42 - 04/11/21 |
Opi Nion

Betejë për interesa personale e ka cilësuar ish-deputeti Astrit Patozi përplasjen mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion”, Patozi theksoi se për vendimet e gabuara të PD është përgjegjës dhe Berisha, duke sjell në vëmendjen djegien e mandateve.

Më tej, Patozi tha se “dashuria” mes Berishës dhe Bashës u kthyer në “urrejtje” pasi ish-kryeministri u përjashtua nga grupi parlamentar i PD.

 “Tek e fundit, të gjithë demokratët duhet të kuptojnë dhe unë dua të jem shumë i sinqertë për secilin prej tyre për aq sa kam njohur dhe aq sa më njohin. Kjo nuk është betejë parimore, kjo është një betejë personale qartazi për fronin e Partisë Demokratike. Kjo nuk ka lidhje as me parime, as me mbarëvajtjen e PD dhe as me pushtetin e nesërm. Pse e them këtë? Po e aktualizoj me shembullin që dhatë ju sot. Ka pasur një vendim nga Gjykata Kushtetuese që është një lajm shumë i madh për politikën në përgjithësi. S’ka asnjë reagim. Është një vendim, i cili e ka  mbajtur zvarrë për 2 vjet e gjysmë të gjithë spektrin opozitar, por në radhë të parë PD. E ka mbajtur zvarrë se këta në radhë të parë kanë thënë “prit se do ketë një vendim”. “Do të ketë zgjedhje, nuk është ashtu siç duket, megjithëse zgjedhjet mbaruan, megjithëse ata morën pushtetin, megjithëse këta e dorëzuan në tavolinë pushtetin”. Ka ekzistuar legjenda për të ushqyer turmën. Ka ekzistuar gjithmonë legjenda që do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Tani, zgjedhje s’ka! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i mbylli të gjitha shtigjet dhe as në ëndërr nuk e shikojnë dot më që mund të ikin nga zgjedhjet, atë që bënë. Askush nuk merr përgjegjësi. Duhet të kishte të paktën një ndjesë ndaj demokratëve, ndaj atyre që dorëzuan mandatin. Nuk ka ndjesë. Do thuash ti, po Sali Berisha pse nuk flet? Sepse Sali Berisha është përgjegjës për djegien e mandateve dhe për mosfutjen në zgjedhje. Sepse këta kanë qenë bashkë deri më 9 Shtator. Është një dashuri e gjatë, mund të jetë për libër Guinnes, 17-vjeçare, një flirt politik aq i gjatë, nga 2004 deri në 2021 nuk ka ndodhur kurrë në politikë. Unë nuk di rast tjetër. Jo në Shqipëri? Po as në botë. Papritur kemi kaluar në një urrejtje të pafre”, tha Patozi./ Opinion.al

Pas