Kryesore

Patozi: Basha ka zgjedhur të mbrojë prapanicën e vet, duke shitur doktorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 19/09/21 |
Opi Nion

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryetarin Berisha.

Kreu i Bindja Demokratike, në një postim në rrjetet sociale shkruan ndër të tjera se as Amerika ka zgjedhur Bashën dhe as ky i fundit Amerikën. Sipas Patozit, vendimi i Bashës është thjesht një lëvizje për të mbrojtur vetveten.

Postimi i plotë

  AS LULI NUK KA ZGJEDHUR AMERIKËN DHE AS KJO E FUNDIT BASHËN

Që të mos bëjnë debat kot Bejtja me Preçin, por edhe që të bien rehat të tjerët, as Luli nuk ka zgjedhur Amerikën dhe, as kjo e fundit nuk e ka zgjedhur Bashën.

Nëse do të ishte kaq euroatlantist Luli nuk do t’ua kishte plasur buzën atyre, që nga 2017-a e këndej, një herë duke ndërruar mendje në çastin e fundit, pas pazarit me Ramën, e pastaj duke djegur mandatet dhe duke bojkotuar zgjedhjet.

Nuk besoj se e dyshon njeri që për botën demokratike ka shumë më tepër vlerë moshyrja në zgjedhje dhe kërcënimi për t’i prishur ato me dhunë, sesa qëndrimi ndaj një personi, qoftë ky edhe “non grata” me damkë të fortë amerikane.

Ndaj edhe nuk ka asgjë të lavdishme në vendimin e Lulzim Bashës për të nxjerrë jashtë grupit të Partisë Demokratike Sali Berishën, përveç faktit që ai ka zgjedhur të mbrojë prapanicën e vet, duke shitur doktorin.

Ndërsa Amerika, sipas meje, nuk ka gjetur tek Lulzim Basha partnerin e besueshëm të vlerave të saj, por thjesht te keqen më të vogël dhe mashën e duhur për të arritur një objektiv konkret të momentit.

Ndaj e kanë trajtuar kaq pa respekt edhe në këtë rast dhe nuk besoj se do të trajtohet ndonjëherë si i vlerësuar në të ardhmen. Njësoj siç konsiderohen kudo në botë “të penduarit” e drejtësisë, të cilët për të shpëtuar lëkurën e vet, pranojnë të dorëzojnë shokët. Por vetëm kaq.

Pas