Një i moshuar nga Patosi i Fieri është gjetur i vdekur në banesën e tij. Sipas policisë ai ishte i vdekur prej 20 ditësh, por askush nuk e kishte kuptuar. 68-vjeçari Sami.A jetonte i vetëm, çka mendohet për vdekje natyrale. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.