Një 25-vjeçare është plagosur me çifte nga gjyshi i saj ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Patos Fshat. Sipas policisë, dyshohet se arma e zjarrit tip çifte është shkrepur aksidentalisht teksa 82-vjeçari me inicialet A.M ka qenë duke e pastruar atë.
Menjëherë pas ngjarjes, e reja është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al