Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasurimi i uraniumit, Irani njofton për incident në uzinën bërthamore

2021/04/11 at 9:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasurimi i uraniumit, Irani njofton për incident në uzinën bërthamore

Një problem elektrik u raportua më 11 prill në uzinën bërthamore Natanz të Iranit, një ditë pasi Teherani lancoi centrifuga të reja më të avancuara, që pasurojnë më shpejt uraniumin.

Ky është incidenti i fundit që ndodhi në një prej uzinave më të sigurta bërthamore të Teheranit dhe vjen në kohën kur shtetet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, po tentojnë që në këtë pakt të rikthehet edhe Uashingtoni.

“Incidenti nuk ka shkaktuar viktima ose ndotje”, tha Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Bërthamore të Iranit.

Vitin e kaluar, në ndërtesën bërthamore të Natanzit shpërtheu një zjarr dhe qeveria tha se kjo ishte një përpjekje për ta sabotuar programin bërthamor të Iranit.

Uzina nëntokësore e Natanzit, është ndërtesë kyçe, për programin iranian të pasurimit të uraniumit dhe monitorohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Izraeli, armiku rajonal i Iranit, dyshohet se ka kryer sulme në Natanz.

Irani po ashtu e ka fajësuar Izraelin se ka vrarë një shkencëtar që dekada më parë nisi programin bërthamor ushtarak të Iranit. Izraeli thotë se nuk ka kryer asnjë sulm edhe pse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu vazhdimisht e ka përshkruar Iranin si kërcënimin kryesor për shtetin e tij.

Incidenti në Natanz vjen në kohën kur ka përpjekje për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Irani dhe fuqive bërthamore, tri vjet pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja. Trump më pas vendosi sanksione ndaj Republikës Islamike.

Në kundërpërgjigje ndaj këtyre vendimeve të Trumpit, Irani filloi të shkelte marrëveshjen. Teherani tani nuk respekton asnjë nga kufizimet për uranium të vendosura në këtë marrëveshje. Ky shtet, tashmë pasuron uranium në 20 për qind pastërti, një lëvizje kjo që e çon vendin drejt arritjes së nivelit për armë bërthamore.

Më herët gjatë javës, në Vjenë të Austrisë nisën bisedimet që kanë për qëllim që ta rikthejnë SHBA-në në marrëveshjen bërthamore si dhe që Irani ta respektojë këtë marrëveshje.

Më 10 prill, Irani njoftoi se ka lansuar në Natanz centrifuga të tipit 164 IR-6, duke i injektuar ato me uranium. Zyrtarët thanë se po ashtu kanë nisur testimin e centrifugës IR-9, e cila thonë se mund ta pasurojë uraniumin 50 herë më shpejt se centrifugat e gjeneratës së parë të Iranit, IR-1. Sipas marrëveshjes bërthamore, Irani lejohet të përdorë vetëm centrifugat IR-1 për pasurim të uraniumit.

Irani insiston se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore, por frika se Teherani mund të ketë bombë bërthamore, shtyri fuqitë botërore që të arrinin marrëveshjen bërthamore më 2015 me Republikën Islamike. Kjo marrëveshje mundësonte lehtësimin e sanksioneve ekonomike në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Teheranit, si dhe lejimin që inspektorët ndërkombëtarë të vëzhgonin nga afër punën në uzinat në Iran./REL

Etiketa: Iranuzina berthamore

Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Konflikti me Greqinë në Mesdhe, Erdogan paralajmëron çmim të lartë

Erdogan ngrin marrëveshjen e helikopterëve pasi Draghi e quajti diktator

Përsëri kokainë në portin e Durrësit, policia shoqëron një person

Droga në Durrës/Policia kishte marr informacion për nisjen nga Ekuadori

 Mbretëria e Bashkuar pranë imunitetit të tufës, hapen dyqanet dhe pub-et

 Mbretëria e Bashkuar pranë imunitetit të tufës, hapen dyqanet dhe pub-et

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com