Tom Doshi është marrë në pyetje për mëse dy orë në Prokurorinë e Përgjithshme diten e sotme. Ai ka dhënë shpjegime në zyrën e prokurores Anila Leka e cila po heton pasurinë e deputetit. I shoqëruar nga avokati i tij, Doshi fillimisht është njohur me aktekspertimin që prokuroria ka kryer mbi të adhurat dhe pasurinë që deputeti disponon.
Më pas Doshi është pyetur nëse ka deklarime apo sqarime në lidhje me aktekspertimin. Në vazhdim të seancës, Doshi me gjithë avokatin kanë dhënë shpjegime verbale dhe kanë dorëzuar disa dokumente justifikuese per shumat monetare dhe pasuritë në emër të Tom Doshit. Pasuria e tij po hetohet që prej janarit të këtij viti mbi bazën e një kallëzimi të ILDKP dhe informacioneve që prokuroria ka marrë më pas nga verifikimet e saj./panorama