Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasuria e Putin shkon në 200 miliardë dollarë, 58 aeroplanë e helikopterë dhe 20 pallate

2018/07/23 at 9:53 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasuria e Putin shkon në 200 miliardë dollarë, 58 aeroplanë e helikopterë dhe 20 pallate

Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të jetë personi më i pasur në botë, sipas ekspertëve që besojnë se pasuria e tij mund të shkojë në total prej 200 miliardë dollarë.

Sipas Forbes, zyrtarisht, personi më i pasur në botë është Bill Gates i Microsoft-it me pasuri neto prej 75 miliardë dollarësh.

Po ka dyshime të forta se gjatë dy dekadave në pushtet, pasuria neto e Putinit shkon në 200 miliardë dollarë.

Për pasurinë e liderit rus është spekuluar gjerësisht, ndërsa thuhet se ish-agjenti i KGB-së ka asete private në patundshmëri dhe aksione në disa kompani.

Një nga supozimet më të cituara për pasurinë neto të 64 vjeçarit është ajo e analistit politik Stanslav Belkovsky i cili në 2007 pasurinë e Putinit e vlerësoi në 40 miliardë dollarë, por Bill Browder, autor dhe ish-menaxher fondesh në Rusi, ka thënë se presidenti ka një pasuri shumë më të madhe – mbi 200 miliardë dollarë.

“IBTimes” ngriti çështjen e pasurisë së Putinit javën e fundit, duke theksuar se Browder ka folur me Fareed Zakaria GPS më 2015, i cili ka thënë se vitet e shumta të Putinit në pushtet i kanë sjellë atij një pasuri marramendëse.

“Besoj se është 200 miliardë dollarë”, ka thënë ai atë kohë.

“Pas 14 vitesh në krye të Rusisë, dhe pas tërë atyre parave që vendi i ka fituar, pas tërë atyre parave që nuk janë shpenzuar në shkolla, rrugë e spitale e kush e di çfarë tjetër, gjithë ato para janë në prona, banka – në llogari bankare në Zvicër – në aksione, në fonde të ndryshme… janë menaxhuar për Putinin dhe miqtë e tij”.

Por megjithatë, Putini nuk hyn në listën zyrtare të njerëzve më të pasur nga Forbes. Kjo pasi revista thotë se nuk i përfshin liderët botërorë, në veçanti “diktatorët të cilët pasurinë e nxjerrin krejtësisht duke iu falënderuar pozicionit të tyre në pushtet”.

Belkovsky thotë se një pjesë e madhe e neto pasurisë së Putinit vjen nga biznese të naftës, duke thënë se presidenti rus kontrollon 37 për qind të kompanisë së naftës Surgutneftegaz, 4.5 për qind të kompanisë së gazit natyror Gazprom.

Përkundër jahtit të tij 35 milionë dollarësh, të quajtur Olympia, një prej treguesve më të dukshëm të pasurisë së tij është një pallat në Detin e Zi i cili raportohet të ketë vlerën e 1 miliard dollarëve.

Biznesmeni në ekzil, Sergei Kolesnikov, i ka thënë BBC-së se pallati është ndërtuar enkas për Putinin, por është paguar nga një fond sekret i formuar nga oligarkë rusë.

Sipas një dosieri të shkruar nga një rival politik i presidentit rus, Putin ka mundësi që disponon deri në 58 aeroplanë e helikopterë, një koleksion orësh në vlerë prej 500,000 mijë dollarëshe dhe 20 apartamente verore jashtë qyteteve.

Raporti thoshte gjithashtu se ai shfrytëzon një aeroplan privat me një kabinë në vlerë prej 137 milionë dollarësh që ka një banjë të punuar në ar, një tualet që kushton 62,000 dollarë.

Përfitime tjera përfshijnë një rezidencë gjigante në Liqenin Valdai në veriperëndim të Rusisë.

Në vitin 2015, Putin kishte deklaruar për vitin 2014 vetëm 119,000 dollarësh pasuri të shtuar, duke listuar pronësi të dy apartamenteve dhe në një garazhd parkingu.

Ndërkohë Putin i ka hedhur poshtë pretendimet se është njeriu më i pasur në Evropë, duke thënë: “Janë gjepura. Gjithë ato fjalë i kanë nxjerrë nga hunda e dikujt dhe i kanë shpërndarë nëpër gazetat e tyre të vogla”./Opinion.al

Etiketa: pasuriaVladimir Putin

Ju sugjerojmë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Para
Zbulohet video/ Berluskoni shante Balotelin zezak, ndërsa natën e kalonte me vajza me ngjyrë

Zbulohet video/ Berluskoni shante Balotelin zezak, ndërsa natën e kalonte me vajza me ngjyrë

11 femra tregojnë cili është komplimenti që i ka bërë të ndihen në qiellin e shtatë

11 femra tregojnë cili është komplimenti që i ka bërë të ndihen në qiellin e shtatë

Vettingu/ Mesazhi që fundosi Prokurorin: “I dhashë 4500 euro dhe ma mbylli çështjen”

Vettingu/ Mesazhi që fundosi Prokurorin: "I dhashë 4500 euro dhe ma mbylli çështjen"

TE FUNDIT

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com