Kryeministri Edi Rama në forumin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve teksa ka folur për situatën e pastërtitë në bashkitë e vendit, është ndalur edhe te ajo e Shkodrës, e vetmja e drejtuar nga demokratët.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se në këtë bashki ka një ndryshim sa i takion pastrimit edhe pse situata atje sipas Ramës është ku thërret qameti.
“Të gjithë bashkitë nuk duhet të mjaftohen më me pastrimin por të nisin me riciklimin. Janë bërë ndryshime të mëdha në këtë drejtim nga disa bashki. Kemi edhe situata pak më negative por nuk po i përmend. Kryetari i bashkisë së Shkodrës nuk është këtu por dua të them se ka një ndryshim, një përpjekje në qasje, edhe pse pastrimi atje është ku thërret qameti por përtej çdo gjëje e vërteta është e vërtetë dhe duhet thënë”, tha Rama.