Aktualitet

Pastrimi i parave në ndërtim? Rama: Në Shqipëri bëhen verifikime ekstreme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:21 - 26/01/21 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme ka mohuar pretendimet se mafia italiane Ndragheta është përfshirë në pastrimin e parave në Tiranë.

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama u shpreh se në çdo vend ka pastrim parash, duke theksuar se rregullat e vendosura në Shqipëri janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera.

 “Ku i shikoni këtu ju këto pallatet, gradaçelat, gjithë ato marrëzira që e kanë menduar Shqipërinë në fakt siç e përshkruani ju, sic e përshkruan opozita, vendin e mafias, vendin e drogës, vendin ku o burra të nisemi se bëhet pastrim parash. A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista. Dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera. Dhe ky është një problem që unë e kam dhe e diskutoj vazhdimisht me institucionet përkatëse”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për rastin e emigrantëve të cilët dërgojnë para në familjet e tyre në Shqipëri apo blejnë apartament në vendin tonë, dhe këto para iu bllokohen për muaj me radhë për shkak të procedurave të verifikimit.

Sipas Ramës, në Shqipëri bëhen verifikime ekstreme me të cilat ai nuk është dakord, por ky është ligji, çdo klient që blen apartament shqiptar, emigrant, shqiptar Shqipërie, apo i huaj kalon në filtrin e verifikimit të pastrimit të parave.

“Blen një shtëpi një emigrant, apo çon 15 mijë Euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj për t’u verifikuar se ku i gjeti. Gjë që ka krijuar probleme për emigrantët për të çuar para në Shqipëri. Nga i nxirrni këto konkluzione që ndërtohet pa banka? Bëni një hetim se do jetë shumë i mirëseardhur hetimi se do na ndihmojë dhe ne. Bëhen verifikime ekstreme me të cilat unë nuk jam dakord, por ky është ligji, kjo është rruga që kemi zgjedhur. Çdo klient që blen apartament në Shqipëri, shqiptar, emigrant, shqiptar Shqipërie, apo i huaj kalon në filtrin e verifikimit të pastrimit të parave. Të gjitha kompanitë e ndërtimit janë të detyruara të japin shpjegime dhe kanë ankesa për këtë punë se kjo tremb klientelën. A ka? Patjetër! As nuk e përjashtoj fare. Por ku? Si? Sa? Kjo është sfida e institucioneve dhe ju ftoj t’i bashkoheni me investigime”, tha Rama.

Pas