Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë

2025/03/12 at 8:33 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë

Bllokimet gjatë pandemisë së virusit korona kanë lënë pasoja psikologjike për shumë të rinj. Edhe pesë vjet më vonë, shumë po vuajnë nga pasojat.


Lena sot është 21 vjeç. Ajo ngurron të flasë për izolimet në kohën epandemisë dhe nuk do të kujtojë ato kohëra, si edhe shumë të tjerë. Lena tani studion dhe gjithmonë ka dashur të bëhet mësuese. Por jo më, thotë ajo në një intervistë për DW. Ajo ishte një studente e mirë dhe shkolla ishte një kënaqësi për të – para pandemisë.

“Korona na vodhi plotësisht jetën”, thotë Lena e zemëruar, “nuk mund t’i shihnim më miqtë tanë, të gjithë po rrinin vetëm me telefona në duar. Në vend që të luante volejboll në klub si më parë, i mbeti “konsumimi i pafund i serialeve televizive”, thotë ajo dhe shton: “Pati mësime digjitale, por ishte shumë stresues. Shkolla nuk është vetëm të studiosh. Askush nuk kujdesej për ne! Ne ishim plotësisht të humbur!” Ndërkohë, ajo fazë e vështirë e pandemisë ka përfunduar. Por disa nga brezi i sajqë atëherë janë bërë “pak të çuditshëm ose të vështirë për komunikim”, thotë ajo.

Izolimi, vetmia dhe pafuqia

Shumica e të rinjve përjetuan bllokime e izolime të ngjashme si Lena. Kjo konfirmohet edhe nga studimet afatgjata. Shumë të rinj u ankuan se shqetësimet e tyre nuk u morën parasysh: “Nuk u pamë, nuk u dëgjuam. Interesat, të drejtat dhe nevojat tona trajtoheshin si dytësore kur merrnim vendime të vështira”, përmbledh reagimet e të rinjve, Sabine Andresen, presidente e Aleancës për Mbrojtjen e Fëmijëve.

“Kjo ka të bëjë me ndjenjën e vetmisë, të pafuqisë, ka të bëjë me përjetime të papritura, me daljen plotësisht nga jeta e përditshme normale. Nuk e di fare se çfarë po ndodh dhe si do të duket e ardhmja ime. Ndërsa planifikimi i të ardhmes është jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për të rinjtë”, thekson Andersen.

Ankthi, depresioni dhe vështirësitë njohëse

Darina Falbová kreu një studim midis adoleshentëve sllovakë mbi simptomat më të zakonshme afatgjata të izolimit. Mbyllja e shkollave, kufizimet e kontaktit dhe izolimet kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e problemeve të shëndetit mendor tek të rinjtë, tha një profesor asistent në Departamentin e Antropologjisë në Universitetin Comenius në Bratislavë.

Ndër “simptomat më të zakonshme afatgjata” janë humbja e kujtesës, problemet e përqendrimit, vështirësia në zgjidhjen e problemeve dhe gjetjen e fjalëve të duhura. Të gjitha këto simptoma janë dukshëm më të zakonshme tek femrat, thekson eksperti. “Simptomat fizike, si ulja e aftësisë fizike dhe dhimbja e kokës, janë gjithashtu të zakonshme”, tha Darina Falbová për DW.

Studime të tjera tregojnë se shumë të rinj ende vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit, ankthi dhe depresioni pesë vjet pas mbylljes.

Ndryshimet e stilit të jetesës që lidhen me mbylljen – më shumë kohë para ekranit, më pak aktivitet fizik dhe probleme me gjumin – gjithashtu ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe fizik. Gratë kanë raportuar gjithashtu edhe për parregullsi të ciklit menstrual, të cilat mund të lidhen me stresin dhe ndryshimet hormonale pas COVID-19, shton Falbová.

Një barrë shtesë për ata që tashmë janë prekur nga stresi

Problemet e shëndetit mendor tashmë janë të përhapura në këtë grupmoshë. Presioni në shkollë, mediat sociale, frika nga ndryshimet klimatike dhe pasiguria ekonomike kanë çuar në rritjen e shkallës së depresionit dhe ankthit tek të rinjtë. Megjithatë, pandemia ka përkeqësuar më tej çrregullimet ekzistuese dhe ka sjellë simptoma të reja. Studimet kanë treguar se ankthi, depresioni dhe vështirësitë e tjera tek të rinjtë janë rritur ndjeshëm, thekson antropologu sllovak.

Gjatë dhe pas pandemisë, shqetësimet dhe problemet e të rinjve shpesh nuk u morën aq seriozisht. Vëmendja ka qenë më pak e përqendruar tek të rinjtë, ndërsa efektet në shëndetin e tyre mendor, edukimin dhe zhvillimin afatgjatë janë lënë pas dore, thekson Falbová, autori kryesor i studimit.

Çfarë mësimesh mund të nxjerrim për pandeminë e ardhshme?

Vlerësimi shkencor, social dhe politik i masave pandemike nuk është ende plotësisht i plotë. Por nga këndvështrimi i sotëm, disa masa bllokimi ishin të tepërta. “Pandemia e COVID-19 na ka treguar se, ndërsa mbrojtja e shëndetit publik është thelbësore, pasojat afatgjata për brezin e ri shpesh janë anashkaluar. Një nga mësimet më të rëndësishme është se shëndeti mendor duhet të jetë po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik”, thekson Falbová.

Nëse ndodh një pandemi e re, shoqëria dhe politikanët do të duhej të kishin një qasje më të ekuilibruar dhe më mirë të menduar ndaj fëmijëve dhe të rinjve, thotë Falbová. “Në krizat e ardhshme shëndetësore, politikëbërësit duhet të gjejnë mënyra për të mundësuar kontakte të sigurta sociale – qoftë përmes aktiviteteve në natyrë, grupeve të vetëndihmës ose programeve të komunitetit të dizajnuara me kujdes”./DW



Ju sugjerojmë

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
Aktualitet

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

4 Korrik, 2025 4:37 pm
Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
Aktualitet

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

4 Korrik, 2025 4:19 pm
Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
Aktualitet

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

4 Korrik, 2025 4:10 pm
Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030
Aktualitet

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

4 Korrik, 2025 3:57 pm
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e fundit: 4 vatra aktive në vend

4 Korrik, 2025 3:36 pm
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

4 Korrik, 2025 3:24 pm
Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin
Kronikë

Abuzoi seksualisht me të bijën, ja veprat penale që rëndojnë mbi 36 vjeçarin

4 Korrik, 2025 3:11 pm
Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..
Aktualitet

Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..

4 Korrik, 2025 2:59 pm
(Video) Nëna dhe partnerja e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave
Bota

(Video) Nëna dhe partnerja e Diogo Jotës në lot pas konfirmimit të trupave

4 Korrik, 2025 2:51 pm
Osmani për “Reuters”: Do të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me çdo çmim!
Rajoni

Osmani:Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

4 Korrik, 2025 2:10 pm
Para
SHBA zhbllokon ndihmat për Ukrainën, çfarë pritet më tej

SHBA zhbllokon ndihmat për Ukrainën, çfarë pritet më tej

Marta Kos për herë të parë në Shqipëri

Marta Kos për herë të parë në Shqipëri

Në kërkim nga Italia për vjedhje/ Arrestohet 33-vjeçari në Laç, pritet ekstradimi

Në kërkim nga Italia për vjedhje/ Arrestohet 33-vjeçari në Laç, pritet ekstradimi
















TE FUNDIT

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
4 Korrik, 2025

Një pjesë e Tiranës po vuan mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë korriku, kur temperaturat kanë arritur kulmin....

Lexo më shumë

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
4 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja,...

Lexo më shumë

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
4 Korrik, 2025

“Aksidenti në qendër të kryeqytetit ku një automjet përplasi 3 fëmijë të mitur të cilët udhëtonin me monopatinë ka bërë...

Lexo më shumë

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030
4 Korrik, 2025

“Dje përfunduam maratonën 4 vjeçare të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës  zhvilluam 189 seanca plenare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com