Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pasojat do ishin katastrofike”, SHBA i frikësohet mësymjes turke mbi kurdët në Siri

2024/12/17 at 5:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pasojat do ishin katastrofike”, SHBA i frikësohet mësymjes turke mbi kurdët në Siri

Ushtria turke është duke ndërtuar forca të reja përgjatë kufirit me Sirinë, duke ngritur alarmin se Ankaraja po përgatitet për një inkursion në shkallë të gjerë në territorin e mbajtur nga kurdët sirianë të mbështetur nga Amerika. Ky fakt është bërë i ditur nga zyrtarë të lartë amerikanë për Wall Street Journal.


Forcat përfshijnë luftëtarë të milicisë dhe komando me uniformë turke dhe artileri në një numër të madh që janë të përqendruara pranë Kobanit, një qytet me shumicë kurde në Siri në kufirin verior me Turqinë, thanë zyrtarët amerikanë, citon WSJ. Një operacion ndërkufitar turk mund të jetë i afërt, tha një nga zyrtarët amerikanë.

Rritja përgatitjeve, e cila filloi pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad, duket e ngjashme me lëvizjet ushtarake turke përpara pushtimit të saj në 2019 në Sirinë verilindore. “Ne jemi të përqendruar tek ky fakt dhe po bëjmë presion për përmbajtje,” tha një tjetër zyrtar amerikan, thekson WSJ.

Ilham Ahmed, një zyrtar në administratën civile të kurdëve sirianë, i tha Presidentit të zgjedhur Donald Trump se një operacion ushtarak turk dukej i mundshëm, duke i kërkuar atij që të bëjë presion ndaj Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që të mos dërgojë trupa përtej kufirit.

Qëllimi i Turqisë është të “vendosë kontrollin de facto mbi tokën tonë përpara se të merrni detyrën, duke ju detyruar të angazhoheni me ta si sundimtarë të territorit tonë”, i shkruan Ahmed Trumpit në një letër të parë nga The Wall Street Journal. “Nëse Turqia vazhdon me pushtimin e saj, pasojat do të jenë katastrofike.”

Kërcënimi nga Turqia i ka lënë Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, të cilët janë bashkuar me trupat amerikane në Sirinë verilindore për të sulmuar mbetjet e Shtetit Islamik, në një pozicion të cenueshëm disa javë përpara se administrata Biden të largohet nga detyra.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken udhëtoi në Turqi javën e kaluar për të diskutuar të ardhmen e Sirisë me Erdoganin dhe për të kërkuar garanci se Ankaraja do të kufizonte operacionet kundër luftëtarëve kurdë.



Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Shqiptari merr peng grekun dhe e dhunon në Kostur, policia në kërkim të 37-vjeçarit

Shqiptari merr peng grekun dhe e dhunon në Kostur, policia në kërkim të 37-vjeçarit

Të huajt, interes për të vizituar Shqipërinë për festa. Ja qytetet e preferuara

Të huajt, interes për të vizituar Shqipërinë për festa. Ja qytetet e preferuara

Izraelitët ngurojnë të rikthehen në shtëpi megjithë armëpushimin me Hezbollahun

Izraelitët ngurojnë të rikthehen në shtëpi megjithë armëpushimin me Hezbollahun
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}