Aktualitet

Pasojat e post Covid-19 tek pacientët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 10/09/22 |
Opi Nion

Pasojat që Covid-19 lë në shëndetin e disa personave vijon t’i orientojë ato drejt spitalit për kujdes të specializuar mjekësor. Dhjetra pacientë paraqiten çdo 24 orë në shërbimin e konsultave në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi me problematikat post-Covid.

“Në spital në konsulta paraqiten 10 deri 15 raste post Covid që kanë nevojë për mjekim më të specializuar. Jane 6 pacientë të hospitalizuar, diagnoza fibroze pulmonare kanë nevojë oër oksigjenoterapi mbi 60 me sëmundje bashkëshoqëruese, hasim aksidente cerebrovaskulare”.

Problematikat shëndetësore post-Covid mund të shfaqen në intervale kohore të ndryshme, pas kalimit të infeksionit.

“Nuk ka një kohë të caktuar, më së shumti problematika është vënë re tek ata që kanë kaluar një formë të rëndë të Covid”.

E sa i takon përhapjes së virusit në popullatë, situata është e qetë. Në të gjithë vendin numërohen rreth 1600 të infektuar, ku vetëm 16 po marrin shërbim spitalor, pjesa tjetër po trajtohen në banesë./Tv Klan

Pas