Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasioni për t’u korruptuar është më i zjarrtë se pasioni për t’u pasuruar!

2018/03/19 at 10:42 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasioni për t’u korruptuar është më i zjarrtë se pasioni për t’u pasuruar!

Edison Ypi-


Kontrabanda ndjeu nga pas në sup dorën e akullt të Shtetit nervoz që e mbërtheu dhe e tërhoqi dhunshëm në një rrotullim marramendës. Sapo fytyrat e të dyve u ndodhën ballë për ballë, ja krisi me zjarr Shteti; O më e lehta se harabeli, më e shkathëta se gjarpri, më e heshtura se peshku, më llafazania se parlamenti, më e freskëta se llogoraja, më e nxehta se ezmerja, më e shijshmja se kurva, moj shtrigë, moj zuskë, moj telendare, ah sa më pëlqeu që u tmerrove sa desh vdiqe, o ndërlikimi im i këndshëm, o shpirti im i pavdekshëm.

Javash o derr javash me gjith’ këto vërejtje dhe komplimente, o ti që mezi mbahesh, o ngordhalaq, o horr, o gënjeshtar, o fëlliqësir që s’lë vërrë pa futur hundët, ia ktheu turivrëra Kontrabanda. Po t’i kisha unë këto cilësira kaq të larta, nuk do punoje pas shpine për të bërë ligje e stërligje për të më ngushtuar. Mos m’u ngjit kaq afër se ma shpife. S’ke turp. S’të ka mbetur asgjë kombëtare. Ke ardhur në këtë vallzim pasionant latinoamerikan sepse s’di të hedhësh asnjë valle shqiptare. Nuk ke shpirt dhe këmbë për Tango ti o kallkan, ti o skilipec. Por Tangon do vazhdojmë ta hedhim se dua të më thuash te veshi ca komplimenta të tjera, sa e ëmbël, sa e bukur, sa e shijshme jam. Pastaj do ta bëj unë ty qefin me mënyrat e mia, se më duhesh edhepse s’të shoh dot me sy.

Drejtësia shtrëmba-shtrëmba ka shtënë në dorë tekstin gërma-gërma. Duke e këqyrur vëngër nis t’i thotë me zë të mprehtë si thikë; O vetmitar i madh që këtu në këtë Tango vjen për të shkriftuar gjymtyrët e ngrira nga frika se mos çmendesh. Unë shtremsja Drejtësia vdes të mi derdhësh elisiret e tua mes shalëve të mia. Ti ke frikë nga ujvara e përqafimeve dhe përlotjeve. Prandaj jeton i strukur. Mos u tut o qyqar. Vetmia është luks. Vetmia me vetëm përqafime është luks i madh. Vetmia me vetëm përlotje është katastrofë e madhe. Me të dyja, edhe me përqafime edhe me përlotje, është Parajsë. Kupto ! Bëhu i mirë, i këndshëm, i lexueshëm ! Ndizu ! Digju ! Mos mi ngul pas shpine gishtat me thonj si thika. Mos m’u lidh pas qafe si litari i të varurit.

Arti ka përfshirë për beli Opozitën dhe po i thotë; O Perëndi ç‘më gjeti mua me ty në këtë Tango. Shkarjet e tua po më duken si çakërdisjet e mia. Nuk të bën mirë fërkimi mbi muret e durimit duke thithur qumështin e zi që del nga sisët e pritjes. Kujdes me autostradat e shpifjeve, semaforët e sherreve, rrugicat e intrigave, pusitë e hakmarrjeve, llagëmet e pazareve. Mos u turbullo nga bukuria e fjalëve të mia se ngatrrohesh dhe rrëzohesh. Hidhe si duhet hapin.
Korrupsioni në vesh Pasurisë; Pasioni për t’u korruptuar është më i zjarrtë se pasioni për t’u pasuruar. Provë për këtë jam unë Korrupsioni, produkt i atij pasioni. Shkelmë, pështymë, bëmë ç‘të duash o qepazja ime. Mua s’më bën përshtypje asgjë sipërfaqsore. Jam mbret i brendësisë.

Pas pak do zhytem në liqeret e pasqyrta të syve të tua. Prej atje do zbres në humnerat e tua të acarta. Do ndal tek clitoristrada. I strukur do këqyr trafikun e mishrave të të tjerëve brenda llagëmeve të tua derisa të më vijë rradha mua. E di që të erdhi qejfi. Mos më shtrëngo se do na bësh të dyve të derdhemi duke vallzuar.

Ligji po i thotë Medias; Ti që më shpje krua më krua për të më dhënë ujë me pirua, afrohu. Eja ta gjejmë, pse në Shqipëri himnizohet ikja dhe urrehet prezenca, himnizohet hajdutllëku dhe poshtërohet ndershmëria, pas cilit lepur të vogël fshihet ferra e madhe. Eja ta ndezim së bashku një zjarr të ri me rrecka të vjetra. S’po e heq mirë Tangon. Hapi duart t’i fus këmbët.

Shenim: Titulli eshte vendosur nga Opinion.al

Etiketa: Edison Ypikomenttango


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Regjisori në vrap për të lajmëruar Fevziun, çfarë ndodhi sonte pas kamerave në ‘Opinion’?

Regjisori në vrap për të lajmëruar Fevziun, çfarë ndodhi sonte pas kamerave në 'Opinion'?

Alketa Vejsiu tregon për videon e lindjes së vajzës të Amit dhe Ermalit

Alketa Vejsiu tregon për videon e lindjes së vajzës të Amit dhe Ermalit

Deputeti socialist paralajmëron arrestime të tjera për tjetërsim pronash në bregdet

Deputeti socialist paralajmëron arrestime të tjera për tjetërsim pronash në bregdet
















TE FUNDIT

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com