Pasi Meta kërkoi hetim për rastin Cakaj, reagon DSIK

 Pak pasi kreu i shtetit Ilir Meta iu drejtua me një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruci dhe krerëve të grupeve parlamentare, në të cilën kërkonte ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për të hetuar punën e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit  të Klasifikuar, vjen reagimi i këtij institucioni.

Ndërsa sqaron procedurën për paisjen me certifikatë sigurie, DSIK thekson se pas verifikimeve rezultoi se Gent Cakaj ishte i parrezikshëm. DSIK thekson se verifikimi i sigurisë për Cakën është bërë i plotë dhe brenda afateve.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar theksoi se pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit për z. Gent Cakaj është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

DSIK sqaron se: 1. Verifikimi i sigurisë për z. Gent CAKAJ është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore, parashikuar në Vendimin Nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit” dhe specifikisht të neneve 111 , 122 , 133 , 144 , 175 , 186 , 197 të tij.

 




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT