Jeta dashurore e reperit Majk i ngjason një telenovele. Historia e tij me Majlinda Zekën është shëmbulli më i mirë pasi dyshja kanë një djalë të quajtur Roan, edhe pse nuk janë më së bashku. Por një histori e re ka nisur për reperin e njohur, dhe këtë ai e ka bërë publike për të gjithë.
Madje reperi duket aq i dashuruar me të dashurën aktuale Melita Nushi, saqë nuk i ka kursyer as deklaratat publike ndaj saj. Në një nga koncertet e fundit ku ai ishte i ftuar, e pranishme ishte edhe Melita. Aty Majk i dhuroi një buqetë me lule dhe iu drejtua publikisht me fjalët:
“Faleminderit që ekziston zemra ime, të dua shumë’.
Më pas Majlina ka postuar një foto, e cila tregon se ajo ka vendosur t’i përkushtohet vetes dhe djalit të saj Roanit. Kështu të paktën shkruhet në fjalët e postuara prej saj.