Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ndodhur te Kisha e Shën Ndout në Laç, ka uruar të gjithë besimtarët për Pashkët.
Basha u shpreh se kjo le të jetë dita kur zoti të ndriçojë rrugën e bashkimit për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë.
Basha: Dua prej këtej ti uroj besimtarëve gëzuar për shumë vjet Pashkët. Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit me të cilën sot nga kisha e Shen Ndout, lutem për qytetarët e mi, veçanërisht për të vobektit, të sëmurët, familjarët e tyre dhe ata që vuajnë padrejtësitë.
Lutem që kjo ditë të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmeje e sigurt nën drejtimin e zotit fuqiplotë.
Sot kam një urim për gjithë shqiptarët. Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për tu bashkuar të gjithë si vëllezër dhe motra nën zotin në këtë ditë të zotit për një Shqipëri të paqes./ Opinion.al E.Xh.