Politikë

Pas zgjedhjeve në Kosovë, Meta takohet me Ramush Haradinajn


               Publikuar në : 17:12 - 14/10/19 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi është konfirmuar nga vetë Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet në shoqërinë e Haradinjat dhe bashkëshortes së tij, Anitën.

Takimi i Metës me Hardinajn vjen një javë pas zgjedhjeve në Kosovë, ku doli fituese Lëvizja Vetëvendosja, me kandidat për kryeministër, Albin Kurti.

 “I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te “Mrizi i Zanave” dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos./ Opinion.al E.Xh.

Pas