Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po punon për një plan paqeje prej 10 pikash, të cilin dyshohet se e ka diskutuar tashmë me Biden gjatë vizitës së tij në Uashington dhe të cilin ai synon ta paraqesë në periudhën rreth 24 shkurtit, kur është viti i parë i pushtimit rus të Ukrainës.
Kështu shkruan Wall Street Journal, duke cituar “diplomatët e Bashkimit Evropian dhe ukrainas”.
Sipas WSJ, Kievi fillimisht do të synojë të maksimizojë ripushtimet territoriale, me “sa më shumë fitore të jetë e mundur” dhe më pas të paraqitet më i fortë në çdo tryezë bisedimesh. Analistët besojnë se Moska po mendon një ofensivë në Donbass apo edhe në drejtim të Kievit pikërisht në muajin shkurt./Opinion.al