Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka takuar sot në Shkup homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi.
Begaj ka bërë të ditur lajmin duke postuar një foto nga takimi me homologun e tij maqedonas në rrjetet sociale.
“Gjithmonë një kënaqësi të takohem me mikun tim”,- shkruan Begaj, në rrjetin social “X”.
Begaj e kreu këtë takim pas kthimit të tij nga Bullgaria atje ku zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët me Presidentin Rumen Radev. Dy presidentët folën për çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve, integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal.
Always a pleasure to meet up with my friend @SPendarovski. pic.twitter.com/QOLU4D8Rzf
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 15, 2023