Aktualitet

Pas videos me kokainë, SPAK nis hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës


               Publikuar në : 13:00 - 23/01/20 |
Al Do

Pas më pak se 24 orëve nga publikimi në media i videos ku dyshohet se kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, konsumon kokainë, Prokuroria e Posaçme e SPAK ka regjistruar hetimin ndaj tij.

Lexo edhe: Artan Hoxha nxjerr videon: Kryebashkiaku i Bulqizës duke thithur kokainë

Në videon e publikuar duket një person i cili sipas verifikimeve të gazetarit Artan Hoxha, është Lefter Alla, i cili shihet duket thithur kokainë në banakun e një lokali.

Lefter Alla do të merret nën hetim për veprën penale “mbajtje substancash narkotike”.

Sipas nenit 283/b, krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga 3 deri në 7 vite burg.

Partia Demokratike ka akuzuar gjithashtu kryebashkiakun e Bulqizës si njeriun që duket në video dhe ka kërkuar shkarkimin e tij dhe nisjen e hetimeve.

Nga ana tjetër, Alla i ka mohuar akuzat duke deklaruar se video është e montuar për ti bërë shantazh. /Opinion.al

Lexo edhe: “Konsumon kokainë në lokal”, Lefter Alla: Video-montazh,PD më shantazhon

Lexo edhe: Profil/ Lefter Alla, ish-mësuesi i fiskulturës që u bë kryebashkiak

Pas