Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Tropojës në Has,Basha:O i mjerë s’mund të lash 8 vite borxh me 1 ditë

2021/04/18 at 11:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Tropojës në Has,Basha:O i mjerë s’mund të lash 8 vite borxh me 1 ditë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në një takim elektoral në Has, pas takimit që zhvilloi në Tropojë.

Në fjalën e tij, Basha tha se nuk do të lejojë një ndarje të dytë të Hasit, teksa është shprehur se nuk mund të ndreqen të gjitha gabimet e 8 vetive me 1 ditë.

Mes të tjerash, kryedemokrati iu drejtua Ramës, duke i thënë se “O i mjerë që mendon se me një ditë dhe një fluturim mund të lash 8 vite borxh ndaj këtyre banorëve, që i fyen në mençurinë e tyre, këtë trevë që mençurinë dhe trimërinë ja kanë dhënë gjithë shqiptarëve”.

“Faleminderit për shpresën dhe entuziazmin që përcillni të gjithë te ndryshimi që po vjen. Më mbush me emocion ky mëngjes i nisur në Tropojë dhe tani këtu në Has, Hasin e ndarë padrejtësisht. Hasin e dritës në ditët më të errëta të kombit tonë, të dritës së Frank Bardhit. Ndjehem i mrekulluar në mesin e këtij populli fisnik, trim e qëndrestarë. Sikundër ju jam mirënjohës nga zemra, me fjalë që mezi i gjej, për betejën e pandërprerë për liri, demokraci si gjithë Evropa, që nuk e harroj dhe nuk do ta harroj as pas 25 prillit. Më 25 prill, Rama humb, Shqipëria e shqiptarët fitojnë, duke votuar numrin 9. Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet. Ne që punuam me mish e me shpirt për ta bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana e Prishtina, ne nuk do të lejojmë një ndarje të dytë. Një popull bujar e fisnik si hasjanët nuk e meriton vafërinë, mungesën e infrastrukturës, të energjisë elektrike. Me votën tuaj ju do të bëni të mundur që të keni një qeveri që punon për ju, jo për vete, një qeveri të të gjithë shqiptarëve, jo të një grushti oligarkësh.

8 vite janë një kohë shumë e gjatë për të provuar një njeri dhe 8 vite Hasi e ka provuar Edi Ramën, sic e ka provuar gjithë Shqipëria. 8 vite dështim, varfëri, shpunësim, emigracion, largim masiv i më të mirëve, i djemve, dritës së syrit të nënave të veta. O i mjerë që mendon se me një ditë dhe një fluturim mund të lash 8 vite borxh ndaj këtyre banorëve, që i fyen në mençurinë e tyre, këtë trevë që mençurinë dhe trimërinë ja kanë dhënë gjithë shqiptarëve. Nuk ka dhe nuk ka për të pasur amnisti për dështimet 8-vjecare të Edi Ramës, sepse shqiptarët janë bashkuar. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, që do të ndajnë njëherë e mirë një pyetje të vetme që shtrohet para gjithë shqiptarëve e Shqipërisë: A do ja hapni dyert dështimit edhe 4 vite të tjera? Apo do bëhemi bashkë për ndryshim, ndryshimin që kërkon çdo shqiptar. Fatin tuaj e keni në dorë vetëm ju, ndaj të gjithë së bashku, demokratë e socialistë, hasjanë e të gjithë bashkë, më 25 prill, votoni për ndryshimin, votoni numrin 9”, tha Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashahasrama

Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Bota

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 Maj, 2025 10:47 pm
Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

30 Maj, 2025 10:26 pm
Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
Bota

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

30 Maj, 2025 10:13 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

30 Maj, 2025 8:32 pm
Para
“Mos harroni, patronazhistët ju njohin”, Rama-Metës: U marrsh të keqen

“Mos harroni, patronazhistët ju njohin”, Rama-Metës: U marrsh të keqen

Digjet automjeti i zyrtarit të PD, dyshimet e para të policisë

Digjet automjeti i zyrtarit të PD, dyshimet e para të policisë

Rama ashpërson tonet me Metën:Do dalësh nga fushata i rruar dhe i qethur

Rama ashpërson tonet me Metën:Do dalësh nga fushata i rruar dhe i qethur

TE FUNDIT

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
30 Maj, 2025

Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e...

Lexo më shumë

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
30 Maj, 2025

Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë para se shenja e rripit të...

Lexo më shumë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
30 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed. Ata janë takuar sërish në Mynih të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com