Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas tërmetit/ Pallatit në Kombinat i vihet dhe më pas i hiqet shiriti

2019/12/11 at 9:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas tërmetit/ Pallatit në Kombinat i vihet dhe më pas i hiqet shiriti

Kombinati ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në këtë zonë pati me dhjetëra pallate dhe banesa private të dëmtuara. 10 pallate u evakuuan, pasi u cilësuan nga autoritetet përkatëse si të pabanueshme. Madje aty ka shkuar vetë kryeministri Edi Rama me kryebashkiakun Veliaj për të qetësuar qytetarët e zonës.


“Nëse na lini me durim dhe me qetësi do të bëhen gjërat më me qetësi. Shkoni tek të afërmit, kush do të shkojë te qendrat sociale të shkojë te qendrat sociale, mos rrini nëpër makina. Janë gjithë këto godina. Specialistët nuk janë të pafundmë”, deklaronte Rama para qytetarëve.

Emisioni “Stop” ka shkuar në atë zonë. Një nga këto pallate të dëmtuara është edhe ai që ndodhet në rrugën “Llambi Bonata”. Pallati përbëhet nga 3 hyrje dhe banojnë 40 familje. Fillimisht Emergjencat Civile bashkë me njësinë numër 6 vendosën shirita tek këto pallate. Por këto ditë, inxhinieri Sabri Ibrahimi e ka shpallur të banueshëm.

Banorët kanë videon e shiritit të vënë dhe shenjat, pasi ai u hoq. Përgjigja e Kryetarit të Njësisë, Adriatik Merko, ishte se shiritat janë vënë gabimisht.

Banorja 1: Ka ardhur qendra e emergjencave. Kanë thënë që është i banueshëm me akt-ekspertimi që e kanë bërë vetëm me sy të lirë.

Banorja 2: Kemi 9 ditë që jemi larguar nga shtëpia dhe nuk jemi futur.

Banorja 3: U tmerruam. Thashë se burri luajti mendsh. Sa pushoi një çikë zbritëm poshtë. Ca me këpucë, ca pa këpucë, një me çorap, një pa çorap. Unë dua të di këtë që të rrimë apo mos të rrimë? Vjen ai me një çekiç dhe pastaj thotë futu ti. Ma jep garant që të futem brenda. Njëherë vendoset shiriti, njëherë nuk vendoset. Hipa lart, mora diçka, kur zbrita nuk ishte i banueshëm.

Banorja 1: Pasi është bërë akti-ekspertimit është siguruar me anë të një fotoje, ku inxhinieri ka konstatuar që ka dëmtime të suvave, bashkimeve, çarje. Por konkluzioni e ka nxjerrë të banueshëm. Inxhinieri Sabri Ibrahimi.

Banorja 4: Po atë ditë që e ka nxjerrë të banueshëm akti i konstatimit personalisht e kam marrë drejtuesin e Njësisë Administrative zotin Adriatik Merko. I kam dërguar foto.

Gazetarja: Cila ka qenë përgjigja e kryetarit?

Banorja 4: E kanë vendosur gabimisht. Më falni si mund të talleni me njerëzit. Jemi 40 familje apo doni të përsërisni një Durrës apo Thumanë të dytë? Ne duam një siguri, të futemi, mos të futemi.

Në katin e parë të një prej hyrjeve të pallatit dëmet fillojnë tek dera, më pas vazhdojnë me plasaritje muresh e deri te kuzhina ku kanë dalë hekurat.

“Sikur edhe njëherë të bjerë një tërmet i vogël, unë besoj se kjo shtëpi bie fare”, u shpreh një banore.

Në apartamentet e tjera dëmtimet janë kudo.

“Kërkojmë siguri me aparatura sepse me një çekiç nuk e kemi të sigurtë mendjen. Mosdarkordimi njëherë i pabanueshëm, njëherë i banueshëm kjo na ka hedhur dyshime. Flitet për jetë njerëzit që të mos ndodhin tragjedi të tjera si kanë ndodhur në Thumanë apo në Durrës”, tha një banore tjetër.

Tek Njësia Administrative, kryetari Adriatik Merko shprehet se nëse banorët nuk janë dakord me akt-verifikimin e parë, mund të kërkojnë rivlerësim dhe kjo kërkesë i paraqitet Emergjencave Civile dhe Institutit Ndërtimor.

“Nëse nuk janë të kënaqur me atë akt verifikimi të bëjnë një rikërkesë dhe ne i drejtohemi Emergjencave Civile dhe Institutit të Ndërtimit që të na sjellin një grup të ri për të ballafaquar këtë gjë”, tha ai.

Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, thotë, se Instituti Ndërtimor është institucioni më kompetent për këtë gjë, por për merak banorët mund të kërkojnë një rivlerësim të pallatit.

Zëdhënësi Renato Kalemi: Inspektimi i parë është bërë inspektim paraprak. I dyti është bërë nga “Instituti Ndërtimor”, i cili në fakt është instituti, që vlerëson tamam, nëse është apo s’është i banueshëm një godinë. Në qoftë se ata e kanë nxjerrë të banueshëm, do të thotë, që ato vendosin fjalën e fundit. Bashkia nuk ka çfarë të thotë në këtë pikë, sepse e vendosin ata. Por banorët, në qoftë se ndihen të pasigurtë dhe kanë nevojë për një rivlerësim, mund ta kërkojnë sërish një rivlerësim nga Instituti, që të vijë ta bëjë edhe njëherë rivlerësimin për merak.

Menjëherë pas kësaj deklarate banorët vendosën të çojnë kërkesën për një tjetër rivlerësim.

“E ndjekim këtë procedurë, kërkojmë rivlerësim për të parë dhe themelet e pallatit. I duam me aparatura. Ne këtë kërkojmë: siguri maksimale sepse mos të rrezikojmë. Direkt pas këtij informacioni do bëjmë kërkesën për rivlerësimin e pallatit”, tha një prej banoreve./ BURIMI: TV KLAN 



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Video/Përfundon në koma gjatë ndeshjes, i riu do të shpërblehej me 30 euro

Video/Përfundon në koma gjatë ndeshjes, i riu do të shpërblehej me 30 euro

A ka bërë plagjiaturë zëvendësministri i ri i Arsimit?

A ka bërë plagjiaturë zëvendësministri i ri i Arsimit?

Agron Duka: 30 qershori tregoi krizën e numrave brenda mazhorancës

Dëmet nga tërmeti/ Agron Duka: Gati të bashkëpunoj me Ramën për Shijakun
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com