Bill dhe Hillary Clinton kanë mbështetur Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ata falënderuan Joe Biden për karrierën e tij të jashtëzakonshme të shërbimit, duke shtuar se ishin të nderuar të mbështesnin zonjën Harris.
”Ne kemi përjetuar shumë ulje-ngritje, por asgjë nuk na ka bërë më të shqetësuar për vendin tonë sesa kërcënimi i paraqitur nga një mandat i dytë i Trump.
Tani është koha për të mbështetur Kamala Harris dhe për të luftuar me gjithçka që kemi për të zgjedhur”, thuhet në deklaratën e tyre.