Java ka nisur me mot te kthjellët, por mesdita pritet të sjellë vranësira.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve kjo situatë do të vijojë deri të mërkurën, ku nuk do mungojnë as momentet me pika shiu.
Prej të mërkurës, pritet që temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme me disa gradë.
Edhe Shqipëria do të preket nga një valë e të nxehtit që ka prekur Europën, por do jetë periferike, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve pjesa tjetër e mbetur e muajit Gusht do të jetë me temperatura të përshtatshme për pushuesit që duan të shijojnë plazhin.