Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim i është drejtuar selisë blu për një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ky takim vjen fill pas mbarimit të takimit me kryeministrin Rama në Kryeministri.
Takimi i ambasadores Kim me krerët e partive kryesore në vend vjen pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku kryeministri Rama fitoi dhe mandatin e tretë.
Kujtojmë se një ditë më parë, ambasadorja Kim i uroi Ramës fitoren në zgjedhje dhe përgëzoi Lulzim Bashën për fushatën e fortë./Opinion.al