Kryesore

Pas takimit me opozitën parlamentare, Rama flet për listat e hapura


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:30 - 10/06/20 |
Opi Nion

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim prej 2 orësh me opozitën parlamentare ne lidhje me votimin e reformës zgjedhore.

Por, pavarësisht diskutimeve të gjata, opozita parlamentare nuk ka pranuar të votojë reformën pa u ndryshuar sistemi zgjedhor, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vendosin edhe kushte.

Ndërkohë, Rama është shprehur para gazetarëve se nuk beson që listat e hapura do të kenë një efekt çudibërës në procesin demokratik.

Kryeministri siguroi se pavarësisht situatës, vendi nuk do të shkojë në zgjedhje me kodin zgjedhor aktual.

 “Ka një opinion të gjerë që mendon se hapja e listave ka një efekt çudibërës në procesin demokratik. Unë nuk e besoj këtë, sepse mendoj se çdo sistem është demokratik, secili vend bën zgjedhjen e vet. Përfytyroni këta njerëz që janë sot në parlament, që vijnë nga PD, dhe nëse lista do të ishte e hapur zgjedhja do të ishte mes atyre që janë këtu dhe atyre që ikën nga këtu. Kjo do të ishte adresa e votës. Unë e kam thënë që kjo reformë duhej bërë më parë, duhej bërë me dy shkallë. Me këtë Kod ne nuk shkojmë dot në zgjedhje, sepse ka nevojë për disa ndërhyrje, ku kryesorja është që duhet të ndërhyjmë në Kod minimumi për të garantuar instancën e ankimimit, që sot ka rënë. Për këtë arsye duhet që të kemi edhe konsensusin e opozitës parlamentare”,-tha kryeministri./ Opinion.al

Pas