Kryesore

Pas takimit me Hotin, Basha premton heqjen e taksës së Rrugës së Kombit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 03/07/20 |
Al Do

Në përfundimit të takimit në selinë blu, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryedemokrati Lulzim Basha deklaruan se taksa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet.

Kreu i PD tha se një nga vendimet e para që do të marrë një qeveri  e kryesuar nga ai do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.

“Do jetë një nga vendimet e parë të qeverisë sonë, dhe i kam kërkuar z.Hotit se do të bëjmë më shumë për turizmin, shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do mundësojmë të kemi një numër më të madh turistësh nga Kosovës, normalisht ka akoma më shumë gjëra për t’u bërë, aktualisht nuk e kam mundësinë të ndërhy, por marr angazhimin që një nga vendimit e para do jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit”, tha Basha.

“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet që duhet t’i adresojmë dy shtete dhe unë e kam zotimin si Basha që ajo taksë në rrugën e Kombit duhet të hiqet”, shtoi Hoti. /Opinion.al

Pas