Sport

Pas sulmit në zemër, Iker Casillas merr vendimin drastik


               Publikuar në : 13:28 - 17/05/19 |
el ida

Pritet që Iker Casillas të njoftojë shumë shpejt largimin nga fusha e gjelbërt, një vendim ky që vjen pak kohë pasi futbollisti pësoi sulm në zemër.

Lajmi u bë i ditur nga mediat portugeze, të cilat shkruajnë se infarkti i miokardit e ka detyruar portierin legjendar spanjoll të heqë dorë nga viti i fundit i kontratës që ka me Porton, për të mos rrezikuar shëndetin e tij.

Sipas tyre klubi portugez ka nisur përpjekjet për të gjetur një emër që të zëvendësojë në portë Casillasin, ndërsa shtojnë se largimi i tij nga fusha e gjelbërt nuk do të thotë se ish-portieri i Realit do të largohet nga Oporto, por do të qëndrojë në një rol drejtues në strukturat e klubit./Opinion.al

 

Pas