Dorëheqja e ministrit të Kulturës në Itali është pranuar nga presidenti i Republikës, Sergio Mattarella.
Pas një takimi në Presidencë me kryeministren Giorgia Meloni, ai ka firmosur kërkesën e Gennaro Sangiuliano.
Menjëherë pas kësaj me të njëjtin dekret, me propozim të kryeministres, Ministër i Kulturës u emërua Alessandro Giuli.
Gennaro Sangiuliano në fakt kishte dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme, pas skandalit me të dashurën në Ministrinë e Kulturës, në një letër drejtuar kryeministres Giorgia Meloni:
“Puna nuk mund të njolloset nga thashethemet. Jam krenar për rezultatet e arritura dhe për politikat kulturore. Faleminderit që më mbrojtët me vendosmëri dhe për dashurinë tuaj. Do të marr masa ndaj atyre që kanë publikuar lajme të rreme”, shkruhej në letër.