Kryesore

Pas Silva Cakës, policia shoqëron edhe dy ish-deputetë të LSI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:51 - 17/05/20 |
Al Do

Pas shoqërimit të ish-deputetes të LSI-së, Silva Caka, policia ka shoqëruar edhe dy ish-deputetë të tjerë po të kësaj force politike.

Përplasja me policinë ka sjellë shoqërimin e dy ish deputetëve, Endit Brahimllari dhe Florida Kërpaçi.

Shoqërimi i tyre ka sjellë tension tek protestuesit duke bërtitur në turmë ‘poshtë diktatura’. Qytetarët dhe artistët vijojnë të përplasen me policinë duke tentuar të kalojnë rrethimin e vendosur nga  policia. Efektivët e policisë janë shtuar për të mbajtur nën kontroll situatë, ndërsa janë të shumtë qytetarët që tentojnë të largojnë me dhunë gardhin metalik.

Me herët Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka thyer rrethimin e policisë duke hyrë me tyre. Kjo pa sjellë reagimin e forcave të rendit që kanë tentuar ta shoqërojnë Kërpaçin në komisariat, por ajo nuk i ka lejuar. /Opinion.al

Pas