Irani shpalli se do të shpërblejë me 80 milionë dollarë atë që do të vriste Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Pas këtij lajmi në rrjet është publikuar një video e cila tregon një atentat të rremë ndaj Presidentit Trump nga një vrasës iranian.
Video u publikua nga agjencia e lajmeve Fars. Aty shihet një aktor iranian i cili merr në shënjestër Presdentin Trump dhe pasi shikon një fotot të gjeneralit të vrarë Kasem Soleimani, qëllon ndaj Presidentit të SHBA.
Në video janë futur edhe pamjet kur Presidenti amerikan largohet nga skena gjatë një mitingu në Nevada, kur u mendua se një person në publik kishte armë me vete.
“Hej, Amerikë! Nëse ti nis luftën, ne do ta përfundojmë atë”, është mesazhi që lexohet në video. /Oponion.al
Iranian Video Depicts Assassination of President Trump as Revenge for Soleimani’s Death; Caption Reads: “If You Begin the War, We Will End the War” pic.twitter.com/onJs0wRjwO
— MEMRI (@MEMRIReports) January 7, 2020