Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas shkarkimit, Saimir Tahiri fletë për herë të parë për Ramën dhe Xhafën

2017/03/16 at 7:33 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas shkarkimit, Saimir Tahiri fletë për herë të parë për Ramën dhe Xhafën

Ministri tashmë i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklaroi gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste të Tiranës, se të respektosh njerëzit e thjeshtë është shumë më e vlefshme se sa të respektosh ekuilibrat e politikës së madhe që mbajnë vetëm veten në pushtet duke çekuilibruar Shqipërinë.

Po ashtu Tahiri shprehu falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen që gjithë shqiptarët i dhanë pas largimit nga një ndër institucionet më të rëndësishme. Fjalimi i tij mes socialistëve është pritur me duartrokitje dhe ovacione, aq sa Tahirit iu desh disa herë të ndërpriste fjalën.

“Sado të mundohem dhe jam mundur jo pak më besoni, nuk arrij dot kurrë të gjej aq fjalë për të falënderuar secilin prej jush. Të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të majtë dhe të djathtë, të gjithëve ju falenderoj. Të punosh ia vlen më shumë se sa të flesh gjithë ditën, të punosh ia vlen më shumë se sa të flasësh gjithë ditën. Të respektosh njerëzit e thjeshtë, ia vlen më shumë se sa të respektosh ekuilibrat e politikës së madhe që në ekuilibër mbajnë vetëm veten në pushtet duke çekuilibruar Shqipërinë. Kjo më tregoi se sado e madhe gënjeshtrat, llumi dhe akuzat, sado i madh sulmi nga fronti i së keqes, ne kemi sy, kemi mendje, kemi shpirt, kemi zemër për të parë të vërtetën dhe për të punuar. Këto më treguan mua se sa më e madhe pengesa, aq më e madhe fuqia për të punuar për Tiranën dhe Shqipërinë. Unë sot ua them me zemër, jam krenar për gjithçka që kemi arritur bashkë. Me sinqeritetin tim më të madh, mundësia ka qenë më e paktët sesa dëshira. Unë sot me shumë mirënjohje ju them faleminderit”, tha Tahiri.

Nga ana tjetër, Tahiri i ka uruar suksese edhe pasardhësit të tij, Fatmir Xhafaj: “Unë dua t’ju ftoj të gjithëve të duartrokasim bashkë kolegun tim prej shumë kohësh në Komisionin e Ligjeve, Fatmir Xhafën. Urime Fatmir dhe jam i bindur se do të bësh më të mirën në Ministrinë e Brendshme për të vazhduar gjithçka kemi bërë me këta njerëz”.

Pas shkarkimit të tij si Ministër, për herë të parë Tahiri foli edhe për Ramën duke e quajtur atë kampion të skuadrës. “Shqipëria nuk mund të kthehet pas. Kjo nuk mund të ndodh më. Miqtë e mi, secili prej nesh e ka një histori të vështirë. Unë jam i fundit që dua ti vë syrin të gjithëve, por dhe i pari, dhe bashkë me ju, ne do jemi para. për të fituar çdo histori të shqiptarëve. Shqipëria nuk do kthehet mbrapa, s’do kthehet pas, sepse ne jemi këtu, socialistët janë këtu. (Turma brohoret Saimir Tahiri) Do t’i jap dorën kujt të mundem, do flas kur të mundem me të, për Shqipërinë. Ne jemi skuadër fituese në të gjithë Shqipërinë. Kemi kampion të skuadrës Edi Ramën. Jepni dorën njëri-tjetrit, dhe të gjithë bashkë të ngremë Tiranën dhe të ndërtojmë Shqipërinë që duam”, theksoi Tahiri./opinion.al

Etiketa: edi ramafatmir xhafajSaimir Tahirishkarkimi

Ju sugjerojmë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
Kryesore

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

14 Dhjetor, 2025 10:14 am
SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë
Bota

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

14 Dhjetor, 2025 9:09 am
Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
Kronikë

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor

14 Dhjetor, 2025 9:05 am
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

14 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

E Diel me diell, si pritet të jetë moti sot

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025

14 Dhjetor, 2025 8:48 am
Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Para
Detajet/ Pse u ndërpre konferenca Vuçiç-Rama në Sarajevë?

Detajet/ Pse u ndërpre konferenca Vuçiç-Rama në Sarajevë?

Ambasadori Lu optimist: 2017-ta do të jetë i shkëlqyer për Shqipërinë

Ambasadori Lu optimist: 2017-ta do të jetë i shkëlqyer për Shqipërinë

Super-xhaketa e të ardhmes

Super-xhaketa e të ardhmes

TE FUNDIT

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
14 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Metalurgjiku’, për goditjen e krimeve kundër mjedisit. Në kuadër të këtij operacioni...

Lexo më shumë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë
14 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në hapje të podkastit “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të kalaur për gjykim çështjen e Belinda...

Lexo më shumë

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë

SHBA/Të shtëna me armë në Universitetin Brown,vriten 2 studentë, plagosen 9 të tjerë
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i të shtënave që ndodhën dje në Brown University në Providence, në Rhode Island, në bregun lindor të Shteteve...

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor

Aksident tragjik në Libofshë, burri humb jetën teksa punonte tokën me traktor
14 Dhjetor, 2025

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com